Secondary Adv

Ndertohen banesat e para te printuara 3D ne Itali

Share on Google+

Duken si qytetërimet e lashta por në fakt bëhet fjalë për shtëpitë e para të eko-qëndrueshme në botë, të printuara 3D në Itali. 

 

Kjo ide është paraqitur nga arkitekti Mario Cucinella, i cili shpreson se teknologjia më e fundit e ndërtimit mund të ndihmojë njerëzit e pastrehë dhe ata që janë përballur me fatkeqësi natyrore. 

Të quajtura TECLA, janë një kombinim i teknologjisë dhe argjilës. “Ne na pëlqen të mendojmë se TECLA është fillimi i një historie të re. 

Do të ishte vërtet e jashtëzakonshme të formësoje të ardhmen duke e transformuar këtë material të lashtë me teknologjitë që kemi sot në dispozicion.” tha ai. Grupi i parë i shtëpive janë ndërtuar në Massa Lombarda, afër Ravenës në Itali, duke përdorur printera të shumtë 3D që funksionojnë njëkohësisht. 

Ata mund të krijohen në vetëm 200 orë printim. Prototipi, i cili kishte një sipërfaqe prej 645 këmbë katrore, u ndërtua në shtresa pa pasur nevojë për skela. 

Brenda ka hapësirë ​​për dhomën e ndenjes, tualetin dhe dhomën e gjumit, ndërsa ka edhe orendi të pajisura si tavolina dhe karrige që janë krijuar gjithashtu duke përdorur një printer 3D.


Më të lexuarat