Secondary Adv

Mungese stafi, restoranti kinez puneson robote

Share on Google+

Një zinxhir restorantesh kineze në veriperëndim të Anglisë është detyruar të përdorë kamerierë robotikë, pasi ka pasur vështirësi për staf gjatë pandemisë.

 

Drejtorët në The Chinese Buffet lëshuan një BellaBot në secilin nga katër restorantet në Liverpool, St Helens, Bolton dhe Wigan, për të shërbyer ushqim për darkuesit.

Kur restoranti u rihap pas bllokimit të fundit, pronarët e saj vendosën t'u shërbenin ushqim njerëzve në tavolinë, të porositur përmes një aplikacioni, në vend që t'i lejonin ata të shërbenin vetë.

Çmimi udhëzues për robotët me fytyrë miqësore është 20,000 dollarë, më pak se kostoja e punësimit të një kamarieri me pagë minimale për 40 orë në javë.

Pamjet e çuditshme tregojnë Bella, e cila shfaq një fytyrë maceje me sy të gjerë, duke levizur në dyshemenë e restorantit duke u ofruar ushqime të shijshme klientëve të kënaqur.

Në fazat e tyre të testimit, stafi në The Chinese Buffet zbuloi se Bella mbulon mesatarisht 67 milje në javë, ndërsa lëviz nëpër restorant. Bella ka 4 rafte që do të thotë se ajo mund të shërbejë katër tavolina në të njëjtën kohë dhe madje të flasë me darkuesit gjatë procesit.

Klientët bëjnë porosinë e tyre duke përdorur aplikacionin Chinese Buffet dhe ushqimi mbërrin në raftet e Bella-s në tavolinë.


Më të lexuarat