Secondary Adv

Kina po nderton strukturen me te larte ne bote te printuar ne 3D

Share on Google+

Sipas raportimeve, Kina po ndërton një digë hidroenergjetike 180 metra të lartë në rrafshnaltën tibetiane duke përdorur AI dhe robotë ndërtimi si printerat 3D.

 

Pasi të përfundojë, ky projekt ambicioz do të mbajë titullin e strukturës më të madhe në botë të printuar 3D me zero punë njerëzore. Teknologjia inovative do të çlirojë qeniet njerëzore nga punët e rënda dhe të rrezikshme.

Duke përdorur makineri ndërtimi pa pilot, të udhëhequra plotësisht nga inteligjenca artificiale, së bashku me teknologjinë e printimit 3D, struktura do të ndërtohet pjesë-pjesë.

Buldozerët dhe asfaltuesit pa pilot do t'i kthejnë materialet e dorëzuara në një shtresë të re ndërtimi, ndërsa me ndihmën e makinerive do të vendosen në vend.

Kina tashmë është shumë e zhvilluar në fushën e printimit 3D dhe kjo është hera e parë që përdor një proces 100% autonom, pa nevojën e pranisë njerëzore në kantier.

Një pjesë e hidrocentralit Yangqu është menduar të përfundojë në vitin 2024, ndërsa përfundimi i plotë i tij do të pasojë në vitin 2025.

Diga do të dërgojë rreth 5 miliardë KW orë energji elektrike në Kinë në vit, energji ekuivalente që do të prodhonte një sasi prej 1.5 milion ton qymyr.


Më të lexuarat