
Superheronjte ekzistojne, ja 10 njerezit me aftesi te jashtezakonshme
Me kaq shumë filma rreth superheronjëve, të tillë si Spiderman apo Hulk, ne i kemi parë njerëzit me aftësi të veçanta vetëm në filmat fantashkencorë.
Dhe këta superheronj na bëjnë shpesh të ëndrrojmë se si do të mund ta kalonim ditën, në vend që të punojmë të ulur pranë një tavoline. Ndërsa ne ëndërrojmë me sy hapur, disa njerëz investojnë kohë dhe energji për zhvillimin e superfuqive të tyre, qofshin ato nga lindja apo të fituara në kohë dhe rrethana të ndryshme të veçanta. Mund t’ju duket e habitshme, por njerëzit me aftësi të pabesueshme ekzistojnë edhe në jetën reale; mëposhtë do të gjeni një listë me 10 njerëz, të cilët kanë aftësi të jashtëzakonshme.
10. Njeriu magnet
Liew Thow Lin, një kontraktor 80-vjeçar në pension në Malajzi, ka aftësinë e magnetizmit apo më saktësisht tërheqjes së objekteve metalike në trupin e tij. Tre nga nipërit e tij e kanë trashëguar këto tipare. Me të vërtetë i pazakonshëm!
9. Njeriu që mund të vaprojë ditë-natë pa ndalim!
Dean Karnazes është njeriu që në vitin 2006, i tronditi të gjithë, kur vrapoi në 50 maratona, në 50 shtete për 50 ditë rresht. Për më tepër, ai ia ka dalë që të vraponte pandërprerë për rreth 350 kilometra, duke mos fjetur fare gjatë tre netëve. Thuhet se trupi i tij është në gjendje ta reduktojë prodhimin e acidit laktik me kalimin e kohës, gjë që mund të jetë jo e shëndetshme meqë çdo organizëm ka kufizimet e tij. Acidi Laktik është i njohur edhe si acidi i qumështit. Ndodhet gjithashtu edhe në lëngun e lukthit të njeriut si dhe në përbërjen e muskujve. Mungesa e këtij acidi shkakton plogështi tek muskujt.
8. Mbreti Nofulla
Në kohën kur kishte qenë adoleshent, Rathakrishnan Velu ishte takuar me një guru indian, i cili e kishte mësuar atë se si t’i kanalizonte të gjitha forcat e tij në një pjesë të trupit. Ai kishte zgjedhur t’i zhvillonte nofullat e tij me të cilat edhe theu një rekord botëror. Më 30 gusht 2007, në prag të 50-vjetorit të Pavarësisë së Malajzisë, Rathakrishnan Velu (ose Raja Gigi, i njohur lokalisht) theu rekordin e vet botëror duke tërhequr një tren me dhëmbët e tij, këtë herë me 6 trajnerë në të, me peshë prej 297 tonelatash në një distancë prej 2.8 metrash, në stacionin e trenit në Kuala Lumpar, të Malajzisë.
7. Das Uberboy
Liam Hoekstra lindi në Gjermani, në vitin 1999. Që në moshën 4 vjeçare ai ishte në gjendje të ngrinte pesha gjashtë herë më të rënda se sa moshatarët e tij. Mendohet se shkaku i këtij fenomeni është një mutacion gjenetik që ndryshon mënyrën e rritjes së muskujve, duke bërë që të zhvillohen më shpejt.
6. Vajza rentgen (rreze X)
Mjekët e spitalin lokal në Saransk të Rusinë perëndimore, kanë ngelur të befasuar me aftësitë e jashtëzakonshme të Natasha Demkinanas. Ajo mund të shoh brenda trupit të njeriut saktësisht se çfarë po ndodh me organet e tij.
5. Mr Freeze
Me ushtrime të mjaftueshme çdo njëri prej nesh do të mund ta kontrollonte temperaturën e trupit të tij, të paktën në teori. Wim Hof, i cili praktikon një teknikë të Yoga Sutras, të quajtur Tummo ia ka dalë që të qëndrojë për një kohë tepër të gjatë pa u veshur në temperatura tepër të ulta, në rrethin Arktik, ku temperatura mund të bjerë deri në -20 gradë celsius, apo edhe më ulët. Wim po ashtu ia ka dalë që, të ngjitet në malin Kilimanxharo i veshur gjatë ditëve vetëm me pantallona të shkurtra, të notojë nën akull për 66 metra si dhe të qëndrojë në akull për një orë e 13 minuta.
4. Zamora - Mbreti i Torturës
Tim Cridland e përdorte si nofkë për shfaqjet e tij skenike emrin Zamora – Mbreti i Torturës. Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka gëlltitur shpata, zjarr, ka shpuar dhe therë trupin e tij, etj. Tim pretendon se përdor fuqinë e mendjes për të përballuar dhimbjen, diçka që mund të jetë edhe e mundur.
3. Njeriu që ha gjithçka
Nuk do ta besoni, por ky artist francez, ha gjithcka që i del përpara. Falë stomakut dhe zorrëve të tij jashtëzakonisht të trasha, Michel Lotito mund të konsumojë çdo gjë që do, përfshirë qelqin, gomën dhe metalin. Për dy vjet me radhë ai kishte ngrënë çdo pjesë të një aeroplani Cessna.
2. Kujtesa fotografike
Stephen Wiltshire është një person që vuan nga autizmi, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të pikturojë fotografi arkitektonike të qyteteve të tëra, si rezultat i kujtesës së tij të pabesueshme fotografike. Ai mund t’i kujtojë edhe detajet më të vogla të ndërtesave më të mëdha dhe t’i paraqesë ato me saktësi mahnitëse. Ndërkohë që Stephen ka studiuar në Artet e Bukura në Kolegjin e Arteve City and Guilds, në Londër. Por ajo që e bën këtë person vërtet të vecantë është kujtesa e tij fotografike.
1. Fleximan
Javier Botet është një fleximan (burrë elastik) i vërtetë në jetën reale, ai u shfan së fundmi në filmin e Guillermo Del Torro, ‘Mama’, duke luajtur rolin kryesor. Ai vuan nga Sindromi Marfan me të cilin është diagnostifikuar kohë më parë. Personat e prekur nga ky sindrom janë jashtëzakonisht të gjatë, kanë duar, këmbë e gishta të gjatë e të hollë, mund ta përdredhin trupin në mënyrë drastike dhe shumë rrallë kanë defekte në zemër apo në organe të tjera. Ky djalë është me fat!
Më të lexuarat








