Secondary Adv

AIRONE nga AHF– jo vetem nje mbajtese sergjeni!

Share on Google+

AHF Aksesore mobilerie

AIRONE është një produkt Made in Italy i markës Eureka, i realizuar në strukturë metalike, super i qëndrueshëm dhe rezistent. Një element dekorativ dhe funksional në të njëjtën kohë, i cili gjen përdorim në hapësira të ndryshme të shtëpisë, zyrës, salloneve dhe ambienteve të përbashkëta.

Mbajtësja e sergjenit Airone mund të përshtatet në çdo ambient të shtëpisë tuaj, si për shëmbull në kuzhinë, duke krijuar një raft dekorativ për vendosjen e erëzave, librave të gatimit, ose edhe enëve të vogla të kuzhinës, kavanoza etj. Produkti gjithashtu gjen përdorim dhe në hapësirat e dhomës së gjumit, ose studios së studimit, ku mund të përdoret si raft për libra, ndriçues, vazo lulesh dhe dekori.

 

Struktura tepër e lehtë, por super e qëndrueshme e Airone, bën të mundur që aksesori të përshtatet me të gjitha stilet e arredimit, veçanërisht me stilin modern, minimalist dhe urban.

Linjat bazike, të frymëzuara nga format e natyrës, e bëjnë AIRONE një element dekorues modern, i përshtatshëm për të gjitha hapësirat. Dizajni i produktit dhe struktura tepër e qëndrueshme lejon përdorimin e sergjenëve me trashësi të ndryshme.

AIRONE është një projekt tërësisht Made in Italy i markës Eureka, i cili do t’i shtojë më tepër stil dhe personalitet ambienteve tuaja.

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë AHF

AHF Aksesore mobilerie


Më të lexuarat