Secondary Adv

INOVESS Construction, Avantazhet e punimeve me gips

Share on Google+

INOVESS

Në ditët e sotme, përdorimi i pllakave të ndryshme të gipsit është përhapur gjerësisht, kjo për shkak të shumë avantazheve që ky material ndërtimor mbart me vete.

 

Me pllaka gipsi mund të bëhen ndarje muresh, veshje tavanesh, dekorime të ndryshme, duke e bërë kështu shtëpinë, zyrën apo biznesin tuaj të marrë një pamje fantastike.

 

Por a dini cilat janë disa nga benefitet që ofron përdorimi i pllakave të gipsit në ndërtim?

 

Lehtësia e instalimit

 

Procesi i instalimit të gipsit është shumë i shpejtë dhe i lehtë. Pllakat e gipsit mund të priten me thikë ose me sharrë dhe nevojiten vetëm disa vegla për t’i montuar ato

 

Rezistenca ndaj zjarrit

 

Pllaka e gipsit kundër zjarrit është një karton special tepër rezistent ndaj zjarrit. Këto pllaka shërbejnë për veshjen e konstruksioneve metalike ose druri në sistemet si: mure ndarës, tavane të varura, veshje muri etj. Gjithashtu këto pllaka përdoren edhe në ambiente të brendshme për të rritur sigurinë e mbrojtjes nga zjarri.

 

 

Rezistenca ndaj lagështirës

 

Pllaka e gipsit gjithashtu kanë veti edhe kundër lagështirës. Këto pllaka mund të përdoren për veshjen e konstruksioneve në sisteme si: tavane të varura, mure ndarëse, veshje muri, mure për instalime, si dhe në ambiente me lagështi relative të ajrit deri në 95%, në zonat e dushit dhe aty ku ka kontakt direkt me ujin.

Qëndrueshmëria

Muret me cilësi të lartë të ndërtuara me pllaka gipsi mund të njihen si mur i thatë. Ato mund të përdoren gjithashtu në tavane dhe ofrojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri të shkëlqyer dimensionale. Pllaka gipsi mund të dekorohet dhe rifinitohet lehtësisht.

 

Inovess ka skuadra pune të dedikuara, me eksperiencë të gjatë dhe profesionale në punimet me gips, duke ofruar cilësi dhe garanci për çdo objekt ku zhvillon punime ndërtimore.

 

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Inovess

INOVESS


Më të lexuarat