Secondary Adv

Edhe ndertimi behet inteligjent, krijohet fasada qe ndryshon ne varesi te temperatures

Share on Google+

Në një ndërtesë universitare në Kolding të Danimarkës, një grup arkitektësh kanë ndërtuar një fasadë inteligjente, e cila ndryshon formë dhe ngjyrë në varësi të temperaturës së jashtme.

 


Arkitektët e Henning Larsen kishin si qëllim që të vendosnin një pikë referimi në zhvillimin e arkitekturës së gjelbër në një ndërtesë universitare në Kolding të Danimarkë. Ata ndërtuan një fasadë kinetike në formë trekëndore, e cila reagonte ndaj klimës.Ndërtesa ndodhet afër portit në Kolding, dhe shërben si një Universitet i Komunikimit dhe projektimit në ndërtim. Fasada e Universitetit Syddansk ka një trajtë trekëndore dhe të krijon pamje të dukshme dhe atraktive për universitetin danez. Sipas arkitektëve, ndërtesa gjithashtu përmbush objektivat e rrepta të energjisë të Danimarkës, sipas kodit të ndërtimit të vitit 2015.

 

 

Panelet kanë formë trekëndëshi, janë prej metali dhe kanë vrima ndërmjet tyre. Ndërtesa është e veshur nga 1600 panele në total dhe fasada është simbol modern i universitetit. Në cdo panel janë vendosur disa sensorë që monitorojnë temperaturen rreth ndërtesës, duke lejuar panelet e fasadës që të zhvendoset nga të hapur, në gjysëm të hapur dhe plotësisht të hapur. Edhe kur mbyllen plotësisht, një sasi e caktuar drite natyrale mund të depërtojë brenda ndërtesës, për shkak të modelin me vrima të rrumbullakëta të paneleve, disa prej të cilave kanë formën e një amebe në hapje.

 


Hapësira kryesore brenda ndërtesës është 13.700 metëra katrorë- duke përfshirë një atriumin dhe një sallë leksionesh- të gjitha në formë trekëndëshi. Pllakat e betonit janë lënë të ekspozuara në mënyrë që të të përfitojnë nga ngrohja termike. Sistemi i ventilimit është i integruar në panelet që veshin tavanin e ndërtesës, të cilat janë të lidhura me kanalet tradicionale të ajrimit, të cilat shkurtojnë kostot e energjisë dhe të ndërtimit. Ndriçim efikas LED është përdorur në të gjithë ndërtesën, ndërsa panelet diellore fotovoltaike të ngrohjes në mënyrë dramatike reduktojnë sasinë e energjisë të marrë nga rrjeti.

 


Kërkesa e energjisë është ulur me 50 për qind në krahasim me ndërtesa të ngjashme të së njëjtës tipologji në Danimarkë dhe kjo vetëm nëpërmjet masave që janë marrë në projektimin dhe zbatimin e sistemeve efikase dhe inteligjente. Kjo mënyrë kursimi dhe eficence në energji po përhapet gjithandej në Danimarkë.


Më të lexuarat