Secondary Adv

Pegasus, super jahti luksoz i veshur me xham pasqyre

Share on Google+

Ky superjaht luksoz, i cili do të bëhej tërësisht prej xhami pasqyrë për të pasqyruar detin dhe qiellin, është zbuluar si koncept nga projektuesi Jozeph Foakis.

  

Ai tha se jahti i propozuar 88m, i quajtur Pegasus, do të ishte anija e parë në botë e printuar në 3D dhe 'e padukshme si në dizajn ashtu edhe në ndikimin e saj mjedisor'.

Jahti, me panele diellore të integruara, do të jetë në gjendje të pasqyrojë qiellin, retë dhe mjedisin përreth.

Krahët e tij diellorë reflektues, të fshehur në xhamin e superstrukturës, do jenë gjithashtu në gjendje të ofrojnë energji diellore-elektrike për të funksionuar, duke punuar së bashku me një burim hibrid hidrogjeni, tha Foakis.

Nga ana tjetër, energjia nga panelet diellore përdoret për të fuqizuar elektrolizerët që nxjerrin hidrogjenin nga uji i detit. Çmimi për superjahtin nuk është bërë i ditur, por padyshim që do të synohet për të pasurit ekstremë.

Superjahti do të bëhej duke përdorur një makinë printimi robotike 3D për të krijuar kornizën rrjetë për të gjithë varkën.

Projektuesi tha se kjo do të rezultonte në një strukturë jashtëzakonisht të fortë, por të lehtë, e cila mund të prodhohej duke përdorur më pak energji, materiale, mbeturina, hapësirë dhe kohë në krahasim me ndërtimin konvencional.


Më të lexuarat