Secondary Adv

Ja zgjidhja per ngrohjen globale te Tokes!

Share on Google+

Shumica e shkencëtarëve janë dakord se rritja e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë është duke kontribuar në ndryshimin e klimës, që mund të ketë efekte katastrofike. Por procesi i eliminimit të dioksidit të karbonit nga gazet industriale që çlirohen në atmosferë është i komplikuar dhe i kushtueshëm.

 

 

 

Por një ekip në Kanada po punon që këtë proces ta bëjë më të lehtë dhe me një kosto më të ulët. Kompania Carbon Engineering ka ndërrmarë një hap të madh për të zgjidhur problemin e madh të ngrohjes globale duke përdorur ventilatorë gjigandë.Ajo është duke ndërtuar një ndër makineritë më të mëdha në botë që do të thithin dioksidin e karbonit nga ajri dhe do ta shëndërrojnë atë në të lëngët, i cili mund të riciklohet e të kthehet në lëndë djegëse.

 


Shkencëtarët janë bazuar në të njëjtin proces që kryen fotosinteza. Makineria do të ndërtohet në vende që nuk ka bimësi, të tilla si shkretëtira, apo vende të thata dhe të shkreta.Teknologjia për kapjen e dioksidit të karbonit është duke u zhvilluar dhe kompania ka plan që ta kapë CO2 që është tashmë në ajër, si emisionet nga makina, kamionët apo nga aeroplanët.

 


Ventilatorët tërheqin ajërin nëpërmjet një pajsije thithëse që është kombinuar me absorbues CO2t ë lëngshëm. Kur dioksidi i karbonit takohet me absorbuesin në kontaktues, një strukturë e përbërë nga fletë të valëzuara PVC, konvertohet në karbonat, një lloj kripe. Sa më shumë dioksidit karboni të kontaminohet në ajër aq më shumë do të jetë e e mundur të shëndërrohet në të lëngshëm.

 


Lëngu i kripur është procesi për të marrë përsëri CO2, duke përdorur një teknologji të zhvilluar nga industria e letrës. Kompania është duke zhvilluar një version të këtij sistemi që sipas saj do të konsumojnë më pak energji.Carbon Engineering tashmë ka një makinë prototip që mund të thithë emetimet nga rreth 14 apo 15 automjete, të cilat shpreson që ti rrisë në shkallën e absorbimit me 20.000 herë më shumë. Kjo shkallë mund të kapë emetimet e 300,000 makina çdo vit.


Më të lexuarat