Secondary Adv

300 mln vende pune rrezikohen nga inteligjenca artificiale

Share on Google+

Avancimet e bëra vitet e fundit në inteligjencën artificiale mund të kërcënojnë 300 milionë vende pune në mbarë botën, sipas hulumtimit nga Goldman Sachs.

  

Me ndihmën e pandarë të teknologjisë së avancuar, një e katërta e punës në SHBA dhe Eurozonë do të automatizohet, siç raporton gazeta britanike “Independent”.

Siç shpjegon gjigandi i investimeve, disa sisteme “kreative” të inteligjencës artificiale si “ChatGPT” mund të krijojnë përmbajtje që nuk dallohet nga prodhimi njerëzor, gjë që mund të rrisë ndjeshëm produktivitetin, duke rritur PBB globale vjetore me 7% brenda një dekade.

E cila do të kishte efekte të rëndësishme në tregun e punës. Bazuar në gjetjet e hulumtimit, siç komenton BBC, teknologjia e avancuar mund të sjellë “përçarje të madhe” në tregun e punës, duke kërcënuar punën e 300 milionë punëtorëve me kohë të plotë.

Rreziku i automatizimit do të prekë kryesisht stafin e ekonomive të mëdha, siç theksojnë autorët e studimit. Profesionet që do të jenë më të rrezikuara janë avokatët dhe ata që i përkasin stafit administrativ.

Megjithatë, rreth 7% e amerikanëve janë në punë ku të paktën 50% e detyrave të tyre mund të kryhen nga inteligjenca artificiale dhe ka të ngjarë të rrezikojnë të humbasin punën e tyre. 


Më të lexuarat