Secondary Adv

Suva termoizoluese dhe tulle me vrima, Kombinimi ideal per fasaden nga Rofix

Share on Google+

Rofix Albania

Një izolim i mirë bën të kursesh energji termike dhe garanton brenda ndërtesave një klimë të këndshme në prezencë të çdo kushti atmosferik. 

 

Ekzistojnë sisteme dhe materiale të ndryshme për izolimin e mureve të jashtme. Suva termoizoluese dhe tulla me vrima jane padyshim kombinimi ideal për ndërtimet e reja.

 

Suvatë termoizoluese dhe tullat me vrima janë të dyja materiale ndërtimi minerale, që integrohen mes tyre në mënyrë ideale. 

Përveç se, garantojnë një izolim termik të shkëlqyer, të dyja materialet, vetëm ose të kombinuara, kanë karakteristika favorizues, të domosdoshëm për muret e jashtme, pra një mbajtje dhe mbrojtje e shkëlqyeshme nga lagështia.

 

Rezistenca e ulët ndaj shpërndarjes së avullit të ujit që karakterizon suvatë termoizoluese, integrohet mirë me aftësinë e trasmetimit të lagështirës të një materiali me pore, siç tulla me vrima dhe ky kombinim bën që lagështia e natyrshme në ndërtesat e reja të përcillet shpejt në pjesën e jashtme, në vend që të grumbullohet në mur duke prodhuar dëme të konsiderueshme. 

 

Së fundmi, të dyja materialet janë shumë rezistent, kanë aftësi ricikluese dhe plotësojnë kërkesat për një ndërtim me hapat e kohës.

 

Sistemi i suvatimit termoizolues RÖFIX CalceClima® Thermo kombinon, cilësitë e një suvaje minerale me bazë gëlqereje me ato të një materiali izolues mineral. 

 

Ky suvatim është i përshtashëm, si për ambjentet e brendshme dhe të jashtme. Është një suva termoizoluese ekologjike me bazë gëlqereje, i përshtatshëm në bio-arkitekturë e në gjendje të zhvillojë një veprim rregullues në klimën e brendshme të ndërtesës, e aplikueshme si shtresë izoluese, pa fuga në muret e brendshme dhe të jashtme. 

 

Trasmetimi i saj termik  λD është i barabartë me 0,0669 W/mK.RÖFIX CalceClima® Thermo nuk përmban dispersione sintetike, është një material shpërhapës i lehtë për t’u aplikuar dhe ka një rendimet shumë të lartë. Është një suva izoluese që rregullon lagështirën dhe mund të aplikohet në shtresa shumë të shpeshta.

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë ROFIX ALBANIA

Rofix Albania


Më të lexuarat