Zbulohet lulja me e vjeter ne bote, rreth 130 milion vjecare
Një bimë që nuk kishte petale dhe rritej nën ujë, e cila ka lulëzuar më shumë se 125 milionë vjet më parë mund të jetë lulja më e vjetër në botë e zbuluar nga shkencëtarët.
Vidalia Montecchia dikur ishte e perhapur në liqenet e ujërave të ëmbla në rajonet malore të Spanjës qendrore dhe veriore. Ajo ka jetuar gjatë periudhës së hershme Kretake, kur dinosaurët si Brachiosaurus ushqeheshin me bimë të tilla.
Fosili u zbulua më shumë se 100 vjet më parë në depozitat gëlqerore, por rëndësia e saj është bërë publike vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët. Ekspertët kanë arritur të zbulojnë se bima është 125 deri në 130 milionë vjet e vjetër dhe ka treguar se pavarësisht nga paraqitja, ajo ishte një bimë që lulëzonte, ose Angiosperm (një grup i madh bimesh që prodhojnë fara dhe lule brenda një karpeli, duke përfshirë edhe bimët e ndryshme barishtore, shkurre, etj).
Një bimë ujore e quajtur Archaefructus Sinensis, e cila u zbulua në Kinë, ka qenë propozuar gjithashtu si lulja më e vjetër e gjetur ndonjëherë, por sipas studiuesve M.Vidalii mund të jetë edhe më e vjetër.“Ky zbulim ngre pyetje të rëndësishme në lidhje me historinë e hershme të evolucionit të bimëve, si dhe rolin e këtyre bimëve në evolucionin e bimëve të tjera dhe jetës shtazore”, tha Profesor David Dilcher, nga Universiteti i Indianës. “Lulja e parë”është teknikisht një mit, si “njeriu i parë”. “Por, bazuar në këtë analizë të re, ne e dimë se tani se Montsechia është bashkëkohore, jo më e lashtë, se Archaefructus”.
Zbulimi i botuar në revistën “Proceedings”të Akademisë Kombëtare të Shkencave, është bazuar në një analizë të më shumë se 1,000 fosileve të bimës Montsechia. Sipas Profesor Dilcher: “Montecchia nuk posedon asnjë lule të dukshme, të tilla si petale apo struktura të prodhimit të nektarit për tërheqjen e insekteve, dhe jeton gjatë të gjithë ciklit të vet jetësor nën ujë.
“Fryti përmban një farë të vetme - karakteristika përcaktuese e një Angiospermi . E cila është e lindur me kokë poshtë”. Në aspektin e paraqitjes, bima i ngjante Ceratophyllum modern, i njohur gjithashtu si “coontail” ose “hornwort”. Ceratophyllum është një bimë e gjelbër ujore e cila, rritet tufa-tufa në pellgje dhe në toka me lagështi.Profesor Dilcher dhe kolegët e tij shpresojnë që të arrijnë të zbulojnë më shumë rreth llojeve të ndryshme që lidh Montecchia me Ceratophyllum dhe të kuptojnë më shumë rreth paraardhësve të tyre.