
Apple do te lancoje iPhone 6s dhe Apple TV ne 9 shtator
Nëse ende nuk e dinit, po ju themi që Apple do të prezantojë smartphone-in e saj të ardhshëm, iPhone 6S në një eveniment që do të mbajë në datën 9 shtator! Së fundmi Apple ka filluar shpërndarjen e ftesave për këtë event, i cili do të mbahet në datën 9 shtator në sallën gjigande “Bill Graham Auditorium” në San Francisco.
Dy telefonat e rinj inteligjentë iPhone 6s dhe 6s Plus do të jenë të ngjashëm me modelet aktuale. iPhone-t e rinj do të integrojnë teknologjinë Force Touch që gjendet tek Apple Watch dhe disa modele MacBook. Ata do të operojnë me versionin e fundit të sistemit operativ të Apple-it, iOS 9, i cili u prezantua në fillim të këtij viti. Modelet e reja të IPhone do të jenë një version më i fuqishëm se ato të vitit të kaluar dhe konkretisht në madhësi 4.7-inc për iPhone 6S dhe 5.5-inc për 6S Plus.
Përveç gjeneratës së re të iPhone-ve, gjatë eventit do të prezantohet edhe një Apple TV i ri. Ky televizor do të ketë asistentin virtual Siri, një procesor më të fuqishëm, me shumë memorie dhe ndërfaqe të dedikuar për përdoruesit. Apple TV do të operojë me versionin e sistemit iOS 9, i krijuar posaçërisht për televizorë. Bashkë me ndërfaqen e ngjashme me iOS-in do të vijë edhe një dyqan App Store dedikuar pajisjeve Apple TV, kështu ju mund të shkarkoni aplikacione për pajisjen ashtu siç bëni në iPhone.
Raportet e fundit gjithashtu pohojnë se gjiganti i teknologjisë mund të jetë duke planifikuar për lancimin e një tjetër smartphone- i vetëm disa muaj më vonë. Furnizuesit e Apple janë duke u përgatitur për nisjen e një modeli më të vogël 4-inç të quajtur iPhone 6C, i cili pritet të dalë në treg në nëntor - por sipas 9to5Mac, nuk do të zbulohet në këtë ngjarje.
Ende nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone 6C, por 5C kur u lancua këtë vit, u markua si një produkt me kosto të ulët dhe 6C pritet të ndjekë të njëjtin shembull, një 5 C kushton 450 (në SHBA), ndërsa 5S kushton 549 (në SHBA) dhe iPhone 6 fillon me 649 dollarë. Gama e IPhone 6 ishte përpjekja e parë e Apple në tregun phablet, i projektuar për të konkurruar drejtpërdrejt me Samsung dhe modelet më të mëdha të HTC-së.
Dhe lancuar një produkt të tretë, një model më të vogël dhe më të lirë, gjiganti i teknologjisë mund të tërheqë një gamë të gjerë të konsumatorëve - veçanërisht në Kinë. Sipas imazheve dhe raporteve të analistëve, Apple iPhone 6S dhe 6S Plus duken pothuajse identike me versionet aktuale. iPhone-t e rinj do të dalin në treg më 18 shtator.
Më të lexuarat








