
Ja cilat jane profesionet me te rrezikshme sot ne bote!
Jo pak, por 72 është numri i profesioneve në vendin tonë të konsideruara si të rrezikshme apo të dëmshme. Mes të cilave përfshihen edhe profesioni i balerinit apo valltarit të ansambleve, akrobatit dhe gjimnastit të cirkut, solistit të operës, muzikantit të veglave frymore, të orkestrave dhe bandave.
Jashtë listës nuk mund të qëndrojnë profesione të tilla si punonjës nëntoke (minator), punonjës të industrive të ndryshme kimike, metalurgjike, elektrike si dhe të gjitha punët në ndërmarrjet ushtarake. Edhe pse duken të pabesueshme, disa profesione janë më të rrezikshme se vetë lufta. Ja cilat jane profesionet më të rrezikshme në të gjithë botën:
9. Peshkatarët
Burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre, duke peshkuar “ton” në ujë të akullt, janë të angazhuar në një punë që karakterizohet në nivelet më të larta të vdekshmërisë. Peshkimi është një punë shumë e rëndë më vete, dhe në Gloucester, Masacutes, nga brezi në brez peshkatarët kanë përdorur pajisje të ndryshme për të kapur tonin e kuq që është tepër i rrallë. Ky peshk është mënyra e tyre e vetme për të mbijetuar, por kjo punë është jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe për më tepër ka një konkurrencë të ashpër.
8.Rojet bregdetare dhe shërbimi i shpëtimit
Këta njerëz të guximshëm shërbejnë si Roje bregdetare. Ata rrezikojnë jetën e tyre duke u përpjekur për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër dhe kjo është punë e përditshme. Çdo ditë ekziston rreziku i mos kthimit të tyre në shtëpi.
7. Punëtorët e nxjerrjes së naftës ne det
Shpimi i puseve të naftës dhe gazit në det të hapur është një ndër punët më të vështira dhe më të rrezikshme në botë. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme, sidomos të merresh 12 orë në ditë me materiale që mund të shpërthejnë nga momenti në moment. Gjithashtu, punëtorët e nxjerrjes së naftës janë pothuajse plotësisht të izoluar nga qytetërimi dhe ata janë qindra kilometra larg nga bregu.
6. Zbulues minash
Çdo punë që në njëfarë mënyre është e lidhur me eksplozivin, është jashtëzakonisht e rrezikshme. Rreziku është i pashmangshëm. Të paktën 500 vetë u vranë si rezultat i aktiviteteve të çminimit gjatë periudhës nga viti 1996 deri 2002.
5. Elektricist për linjat e tensionit të lartë
Sa individë që kanë këtë profesion ju njihni? Ky profesion është një degë shumë e specializuar e veprimtarisë, për shkak se kërkon trajnim të veçantë. Kjo tingëllon paska si çmenduri, dhe është e vështirë të besohet, por pjesa më e madhe e punës në linjat e tensionit të lartë është bërë me duar të zhveshura. Më shumë se 36 persona vdesin në vit dhe pikërisht nga profesionet e tilla. Ngjitja në shtylla të larta dhe të rrëzikshme është kusht kryeson në këtë punë. Procesi bëhet edhe më i vështirë kur në kurriz duhet të mbajnë paisjet e rënda të punës të cilat shpesh shkaktojnë disbalancim në trupin e tyre që më pas përfundojnë me fatalitet. Edhe pse personat që ushtojnë këtë profesion janë shumë të kujdesshëm dhe të trajnuar për punën që bëjnë, numri i vdekjeve vazhdon të mbetet shumë i madh.
4.Pastrues xhamash
Nëse mendoni që të pastrosh dritaret e një kulle të lartë është e thjeshtë? Është krejt e kundërta! Pastruesit e dritareve duhet të marrin një trajnim të veçantë, sepse kjo punë me të vërtetë është një profesion shumë i rrezikshëm.
3. Zjarrëfikës
Detyra e një zjarrfikësi është të mbrojë jetët e njerëzve në publik gjatë situatave të një rreziku potencial të jetës. Zjarrfikësit janë në telefon 24 në 7 për t’iu përgjigjur ngjarjeve emergjente, ku përfshihen aksidentet me makinë, shpëtime në ujë, derdhje kimike dhe sigurisht zjarre. Puna është sfiduese dhe shpeshherë tepër stresuese por të jep nivele të larta të kënaqësisë. Për të qënë një zjarrfikës duhet të keni aftësi dhe forcë fizike, mendore duke qënë kështu i aftë të përballoni detyrat fizike dhe mendore të rolit.
2. Minator
Të punosh në minierat e qymyrit është një nga detyrat më potencialin më të madh të vdekshmërisë. Mesatarisht, 50-60 minatorët vdesin çdo vit duke punuar. Si një masë paraprake, në shumicën e vendeve minatorët pajisën me pajisje të veçanta të tilla si maska gazi dhe furnizim me oksigjen, të cilat i ndihmojnë ata për të mbijetuar në rast se ndodh një aksident në miniera.
1.Druvar
Të punosh në mes të pyllit dhe të presësh pemë gjigandë është jo vetëm një nga punët më të rrezikshme në Shqipëri, por ajo është gjithashtu një nga profesionet më rrezikun më të lartë në botë. Druvarët veprojnë në lartësi të larta dhe në terrene tepër të ashpëra, me motorrsharrë dhe vazhdimisht ndërveprojnë me teknikë, sepse prerjet mund të jetë shumë të rrezikshme nëse ata nuk ndjekin të gjitha rregullat e funksionimit të saj. Në vitin 2008, statistikat raportojnë se ka pasur 116 vdekje nga 100.000 njerëz të përfshirë në këtë fushë.
Më të lexuarat








