×
Secondary Adv

Dritaret e medha, trendet e reja te projektimit ne nje shtepi

Share on Google+

Ditët kur dritaret ishin thjesht një mendim i mëvonshëm në procesin e ndërtimit janë thjesht një e shkuar e largët. Sot, klientët dhe dizajnuesit janë duke kërkuar elegancën, efikasitetin dhe mënyrën më të sofistikuar që të përfshijnë dritaret në projektet e tyre të reja dhe në rimodelimin e shtëpive.

 

 

Ashtu sikurse edhe aspektet e tjera të shtëpisë, dritaret janë duke ndjekur trendet aktuale të estetikes së përgjithshme të projektimit. Dritaret e mëdha të shtëpisë mundësojnë ndriçim dhe izolim të duhur, ndërsa e bëjnë hapësirën ku ju jetoni më unike dhe mbi të gjitha të rehatshme. Që të arrihet ky efekt, duhet që fillimisht në projektim të bëhet orientimi i duhur i dritareve. Gjithashtu, dritaret i japin stil shtëpisë duke e konceptuar atë si moderne apo tradicionale.

 


Llojet e dritareve

Dritare dy kanatëshe: Këto lloj dritaresh kanë dy kanata, një lart dhe tjetrën poshtë. Në momentin që hapet njëra, tjetra qëndron e mbyllur pasi nuk mund të hapen të dyja njëkohësisht.

Dritaret pikturë: Ky lloj, është me vetrata xhami të mëdha, duke lejuar më shumë dritën të futet brenda dhe duke mundësuar më mirë pamjen e jashtme.

Dritare me hark: Këto lloj dritaresh përbëhen nga dy pjesë, pjesa poshtë është si dritaret normale me kornizë, e cila hapet dhe pjesa lart në formë harku e cila nuk hapet.

Dritaret me shinë: Pjesa më e madhe e shtëpive tona kanë këto lloj dritaresh. 

Dritaret e mbyllura: Këto dritare janë projektuar që të mos hapen. Ato stacionohen në një kënd të murit për t’i dhënë më tepër stil dhomës apo ambienteve të tjera.


Dritare gjithnjë e më të mëdha

 

 

Krijimi i hapësirave të mëdha dhe kontakti me natyrën vazhdon të jetë trendi kryesor i vitit 2015. Dhe mënyra e duhur për të ndjekur këtë trend është përzgjedhja e dritareve. Tendencat kryesore janë përzgjedhja e dritareve të madhësive të mëdha dhe pa korniza. Kjo jo vetëm që do të lejojë kontaktin me dritën pothuajse gjatë gjithë kohës. 

 

 

Por ju do të mund të shijoni edhe panoramën që ju ofrohet nga apartamenti apo shtëpia juaj. Dritaret e hapura pa kornizë janë zgjedhja e duhur nëse vërtet dëshironi që shtëpia juaj të duket elegante dhe në stil.


Dritarët në cati

 

Ndërsa disa prej jush janë në kërkim të privatësisë, të tjerët janë në kërkim të metodave të reja që të konsumojnë sa më shumë rrezet e diellit dhe dritën natyrale. 

 

 

Ndaj shumë projektues kërkojnë që të maksimizojnë ndricimin në një shtëpi duke projektuar jo vetëm dritare të mëdha, vertrata, por edhe dritare në cati, ose cati prej xhami për një zonë të caktuar. Dritaret në cati janë një përgjedhje jo vetëm interesante por edhe tepër moderne në ditët e sotme.

 

Përdorimi sa më funksional

 

Të jesh në kontakt me hapësirat e jashtme, sot është fokusi kryesor në projektim. Për ta bërë shtëpinë më të jetueshme për të gjithë, çdo gjë në shtëpi dhe sidomos në kuzhinë duhet të merret parasysh. Dhe dritaret nuk kanë përjashtim, ju mund të përzgjidhni dritare me kanata - kjo e fundit është një zgjedhje shumë popullore për ata që kërkojnë thjeshtësi.

 


Në sajë të përdorimit të lehtë me sisteme fikse, dritare me kanata janë një alternativë funksionale dhe ende elegante, për ata që dëshirojnë të modelojnë shtëpinë sipas tendencave të reja. 

 

 

Madje sot përdorimi i vetratave nuk shihet si element i nevojshëm vetëm në bare dhe restorante, por edhe në shtëpi. Ju mund të përdorni dritën natyrale, duke kursyer energji, por nga ana tjetër ju mund ta përdorni edhe atë edhe si derë për të dalë në ballkon, apo për të soditur natyrën.


Më të lexuarat