Ja si mund te zgjidhet problemi i permbytjeve ne Shqiperi!
Një shtresë asfalti që përthith ujin në sasi të mëdha! Duket se kjo është zgjidhja për përmbytjet në qytetet e mëdha, por veçanërisht për vendin tonë kur rrebeshet e papritura i kthejnë rrugët në lumenj.
Ky lloj asfalti quhet Top Mix dhe është prodhuar në Britaninë e Madhe nga kompania Lafarge Tarmac. Sipas saj ky lloj i ri asfalti mund të përthitë 600 litra ujë për metër katror në një kohë brenda 60 sekondash. Duke ndihmuar për të parandaluar përmbytjet gjatë stuhive, ky lloj betoni mund ti bëjë rrugët më të sigurta, duke parandaluar përmbyjtet që mund të përbëjnë rrezik.
Asfalti funksionon duke pasur një shtresë të depërtueshme që lejon ujin të kalojë lehtësisht. Kanalet kulluese të inkorporuara në rrënoja mund të ndihmojë për të rritur sasinë e ujit që mund të përballojë. Kompania Lafarge Tarmac në një deklaratë tha se jo vetëm që mund të ndihmojë për të trajtuar përmbytjet në zonat urbane, por gjithashtu mund të ndihmojë për të zvogëluar ngrohjen e asfaltit kur temperaturat janë shumë të larta.
Koncepti i asfaltit të depërtueshëm ka qenë rreth e rrotull për gati 60 vjet dhe është përdorur shpesh për të ndihmuar kanalet e kullimit. Megjithatë, Lafarge Tarmacu ka bërë përparime në mënyrën se si ajo mund përdoret si një sipërfaqe e aftë për të përballuar përdorimin nga makinat.Kompania pretendon se asfalti i depërtueshëm është ideal për zonat urbane ku uji mund të jetë një problem, siç janë parqet e makinave apo autostradat. Gjithashtu sistemi mund të ndihmojë në parandalimin dhe bllokimin e kanaleve shkarkuese. Megjithatë, në zonat që vuajnë nga i ftohti ekstrem, asfalti mund të dëmtohet pasi uji që depërton nën të ngrin dhe shkakton plasaritje në sipërfaqje.
Kompania ka instaluar këtë asfalt në një parking në High Wycombe dhe në Worksop Golf Course dhe rezultati i derimëtanishëm ka qënë pozitiv. Në videon e mësipërme shihet se si mbi një sipërfaqe të tillë derdhen 4 mijë litra ujë, por brenda pak sekondash ai thahet tërësisht.