Kjo eshte shtepia e endrrave sipas perdoruesve te Pinterestit
Pinterest është platformë që ne përdorim kur ne duam të zgjerojmë fantazinë tonë, të marrim ide për të planifikojmë dasmën, të përgatisim një recetë të shijshme apo të planifkojmë udhëtimin nëpër botë.
Por një nga veçoritë më të dobishme të faqes është se ju do të jeni në gjendje të dizejoni dhe ndërtoni shtëpinë tuaj të ëndrrave. Ka me qindra e mijëra të faqe të dedikuara për hartimin e kopshteve të përsosura, dhomave të ndenjes, garazhin, por edhe më shumë. Ne kemi kërkuar në Pinterest dhe kemi zbuluar fotot më të popullarizuara të dhomave, nga papafingot, tek bodrumet, dhe rezultati është një shtëpi ëndrrash.
Mirë se vini në shtëpinë e ëndrrave tuaja! Kjo është shtëpia ku shumë përdorues të Pinterestit e gjejnë veten. Por le të shkojmë brenda saj. Shtëpia e ëndrrave duket shumë e gjallë, me tavane të larta, mure gri, dritare të mëdha, verandë, dhe një kopësht të bukur ku mund të shijosh një moment relaksi në kontakt me natyrën. Dhoma e ndejnës ka po të njëjtat hollësi - tavane të larta, mure gri, dhe një plan të hapur të katit të mësipërm, i cili lidhet me katin e poshtëm me një shkallë të dyfishtë. Dhoma e ngrënies është e gjitha miks, një tavolinë me karrige të ndryshme (dru, metal, etj) qirinj, një kabinet druri dhe një llambadar bronzi, gjithcka fine dhe elegante.
Por pa harruar të përmendim, tavolinën e ngrënies me një fanar të varur mbi tryezë si një ide gjeniale që rrit ndjesinë e të qënit në një shtëpi përrallash. Kuzhina me pajtetër që është elementi kryesor, përdoruesit të gjithë duan një dysheme druri, e stilit Country me një tavoline punë ishull. Kabinetet e bardha të kuzhines duket të jetë në kontakt me arredimin dhe pllaka e granit që veshin kuzhinën. Ndërsa shumë prej këtyre dhomave duken dhe janë shumë tradicionale, dhoma e televizionit duhet të jetë shumë më moderne, një kënd i madh i bardhë dhe panele akrilike po të bardha.
Por përvec kësaj në këtë shtëpi nuk duhet të mungojë dhoma argëtuese, ku ju mund të kryeni aktivitete të ndryshme, të luani bilardo dhe shijoni një gotë alkool. Një tjetër element i rëndësishëm i shtëpisë është bodrumi, pse jo të keni një dhomë filmi në të apo një teatër. Por nëse keni modeluar bodrumin tuaj, gjithashtu filloni të rimodeloni edhe papafingon!? Ju mund ta përdorni për të medituar, lexuar një libër dhe për të kaluar një moment vetëm, larg nga pjesa tjetër e familjes. Ndërsa kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit padyshim që përdoruesit e kanë venë theksin tek shtrati i rehatshëm me shumë jastëkë, një llambadar të vatur si edhe një karrigë afër dritares. Përdoruesit e Pinterestit kanë bërë një zgjedhje me shije për sa i përket banjos, e gjitha prej druri në të bardhë, pse jo në një stil minimalist.
Nëse ne jemi mesuar të kemi vetëm një dollap për të grumbulluar veshjet tona, përdoruesit sugjerojnë përdorimin e një gardarobe të vecantë, ku të gjitha veshjet janë ndarë në seksione. Dhe nëse doni të jetë produktiv në shtëpinë tuaj ju duhet të keni me patjetër edhe një zyrë. Një ndricues i bukur është një kontakt i nevojshëm. Jashtë, ju keni nevojë për një garazh ku mund të mbani makinën, por sipas përdoruesve të Pinterestit, garazhi ngjan më shumë me një apartament të vogël sesa një vend për parkim. Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, nuk ka shtëpi ëndrrash të plotë pa oborr. Disa përdorues duan një zonë të mbuluar me tavolinë, pishinë dhe një hapësirë për ndenje. Ndërsa të tjerë duan një kopësht, ku të kenë mundësi për të ndezur një zjarr, madje edhe një shatërvan dekorativ.