Secondary Adv

6 ceshtjet me te rendesishme te mjedisit sot ne bote

Share on Google+

Çdo ditë e më shumë ne jemi dëshimtarë të alarmit mbarëshoqëror se mjedisi po dëmtohet cdo ditë e më shumë. Dukuri të tilla si zvogëlimi i sipërfaqeve me pyje, ndotjet e shumta të ajrit, tokës, ujit, etj po ushtrojnë dukshëm ndikim shkatërrues mbi mjedisin. 

 

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e shikon të ardhem e mjedisit të "zymtë." Cështjet më të rëndësishme mjedisore sot në botë janë:


Uji


Ne nuk mund të jetojnë pa të, dhe fatmirësisht pjesa më e madhe e tokës është e përbërë prej tij. Megjithatë, ne sot po përballemi me probleme të mëdha.  Degradimi i cilësisë së ujit jo vetëm që paraqet probleme për  furnizimin e popullatës tonë por gjithashtu ka një ndikim të madh në jetën e gjallesave, që jetojnë në ujërat e kripura dhe të embla. Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit është që të mos hedhim mbeturina dhe lëndë të tjera kimike të dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë. Një pjesë e Oqeanin Paqësor “Patch Garbage” dhe  Gjirit të Meksikës ka një copë toke të konsiderueshme të vdekur, ku mblidhen plehra të tokës bujqësore dhe hyjnë në ekosistemet oqeanike, duke shkaktuar ndotjen e ujit.


Shpyllëzimi


Shpyllëzimi ka paraqitur gjithmonë një kërcënim për Tokën. Pyjet mbulojnë 30 përqind të tokës dhe na sigurojnë mbrojtje nga stuhitë, përmbytjet, i  nxehti, etj. Sasia e madhe e shpyllëzimit global pritet të ndodhë kudo në botë. Zonat, që janë në rrezik shpyllëzimi të vazhdueshëm dhe në rritje, janë shtëpitë e njerëzve që jetojnë në këto vende dhe që varen nga to për mjetet e tyre të jetesës. Gjithsesi duhet të merren masa për të gjetur një zgjidhje për të shpëtuar komunitete dhe kultura që varen nga pyjet dhe të sigurohet vazhdimësia e tyre, në mënyrë që të thithin dyoksidin e karbonit, të filtrojnë ujërat, të ofrojnë habitate për miliona specie në pyje.


Ushqimi


Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në vitet e ardhshme kërkesa për ushqim pritet të rritet ndjeshëm. Deri në vitin 2050 një popullsi prej 8.9 miliardë do të konsumojë, mesatarisht, një dietë me 340 kalori më shumë se mesatarja e vitit 2000. Studime të tjera parashtrojnë se kërkesa jonë për  ushqim do të dyfishohet. Një studim i kohëve të fundit bëri thirrje për një reduktim në 50% të konsumit të mishit të derrit në vitin 2050. Ndryshime të mëdha janë të nevojshme në infrastrukturën bujqësore për të ndalur këto humbje. Importet me kosto të ulët të kulturave të modifikuara gjenetikisht janë duke shkatërruar prodhimet vendase.


Energjia


Ndotja dhe shkatërrimi i burimeve natyrore po kërcënojnë seriozisht mjedisin. Duhet të merren masa që ndalojmë varfërimin e burimeve natyrore, të ndyshojmë politikën në lidhje me mjedisin.  Është shënuar përparim në këtë drejtim, duke përdorur burime alternative për prodhimin e energjisë si: elektriciteti me origjinë nga era dhe elektriciteti me origjinë diellore. SHBA kërkon për të përshpejtuar procesin e miratimit për fermat e erës.


Transporti


Bota që ne njohim dhe standarti i jetës do të ishin të pamundur pa mjetet moderne të transportit, megjithëse shpesh dëgjojmë se transporti ka ndikim të madh në mjedis. Të dhënat më të fundit tregojnë se dioksidi i karbonit ka rënë dhe kjo si rezultat i makinave të reja të shitura në Britani të Madhe. Ai ka rënë me 31 për qind që nga viti 2007.  


Mbeturinat


Si një popullsi në rritje, ne kemi shumë gjëra.  Duke filluar nga pajisjet elektronike deri tek ajo e konsumit të përditshëm vetjak. Mbeturinat mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve. Ato tashme janë një problem nga cilado anë të hedhim sytë. Edhe pse vitet e fundit janë ndërmarrë një sërë iniciativash për të përballuar këtë problem, duket qartë se asgjë nuk ka ndryshuar.  Ky problem në vend të zgjidhej, po bëhet më tepër alarmant. Nëse krahasojmë mbeturinat e gati 20 viteve më parë, sot prodhojmë shumë herë më tepër. Eshtë shumë e rëndësishme të njohim se si janë të ndertuara objektet që përdorim, për të patur mundësinë ti asgjesojmë në mënyrën e duhur. Në rastin e elektronikës të konsumit, 17 shtete kanë ndërmarrë hapa për mandatin e riciklimit.


Ngrohja globale


Ngrohja globale mbetet një ndër problemet më të mëdha. Një sondazh i kohëve të fundit nga Universiteti Yale doli në përfundimin se ngrohja globale është përkeqësuar dhe kjo duket në rritjen e fatkeqësive natyrore. Niveli i detit parashikohet të rritet me 50-203 centimetra në 2100.  3.7 milion banorë janë në rrezik nga përmbytjet.  Pra, ne të gjithë duhet të punojmë drejt një të ardhme më të gjelbër, më të qëndrueshme, duke adoptuar praktika për të ulur dhe për të eleminuar të gjitha emetimet e gazeve serë.


Më të lexuarat