Bukuria hipnotizuese e stacioneve te metrose ne Moske
Nen rrugët e Moskës gjendet një botë tërësisht tjetër e arkitekturës. Metroja e Moskës, e cila është cilësuar si nje nga më të bukurat në botë mbushi këtë vit plot 75 vjet.
Ajo u hap në vitin 1935 nën sundimin e Stalinit dhe ishte një parajsë e nëndheshme e sistemit komunist. Pasagjerët menjëherë i befasoi bukuria e pallateve të nëndheshme plot dritë, luksi i garniturave, stolive, veshjeve të mureve të stacioneve.
Për herë të parë në stacionet e metrosë u dukën skulptura, mozaikë etj. Ajo u dizenjua për të qënë një projekt për prapagandën sovjetike. Në 12 linjat e metrosë së Moskës, me gjatësi të përgjithshme prej më tepër se 298 kilometrash, janë vendosur plot 180 stacione. Ajo transporton rreth 9 milion pasagjerë në ditë dhe po planifikohet të zgjerohet, duke shpresuar që te bëhet sistemi i katërt më i madh deri në vitin 2020.
1. Stacioni i Metrosë Kiyevsskaya,Moskë
2. Stacioni i metrosë Arabatskaya, Moskë
3. Stacioni i metrosë Kievsskaya (lindje), Moskë
4. Stacioni i metrosë Mayakovskava, Moskë
5. Stacioni i metrosë Taganskaya, Moskë
6. Stacioni i metrosë Elektrozavodskaya, Moskë
7. Stacioni i metrosë Komsomolskaya, Moskë 8. Stacioni i metrosë Sokol, Moskë