A e dini se paletat e vjetra dhe të papërdorshme mund të shndërrohen në diçka të bukur?Ka mënyra të pafundme për ti përdorur ato në shtëpinë tuaj në varësi të krijimtarisë dhe imagjinatës të çdo personi.
Këtu janë disa ide për ju që të ndërtoni apo rregulloni paleta për të dekoruar shtëpinë sipas shijes tuaj:
1. Kjo paletë për sallë pritjeje mund të bëhet lehtë duke krijuar kështu një vend të rehatshëm dhe relaksues. Ju mund ti lyeni ato me ngjyra të tilla si blu, me qëllim për të krijuar një kontrast të dukshëm me jastekët dhe mbështetëset.
2. Edhe pse duket se kërkon shumë punë, ky kënd i zgjatur modular mund të shkojnë shumë me krijimet tuaja fillestare. Ai mund të përdoret për ambjentet në natyrë, jashtë shtëpisë suaj, por edhe në dhomën tuaj të ndenjes. Personalizoheni atë që të shkojë me dekorin e shtëpisë suaj.
3. Ky bar në natyrë do të ishte një shtesë e rëndësishme për partin tuaj të ardhshëm në shtëpi apo thjesht për të pasur një mbrëmje të këndshme verore.
4. Nëse gjithmonë keni dashur një shtrat, i cili varet në kopshtin tuaj gjithçka që ju nevojitet tani janë: paleta dhe litari. Ai mund të jetë i madh mjaftueshëm dhe të përshtatet për dy ose më shumë persona.
5. Një ide tjetër dekorimi është edhe krijimi i një paleti të dyfishtë (që ulet edhe ngrihet), të cilin mund ta përdorni për ambjentet brenda ose jashtë shtëpisë tuaj.