Secondary Adv

Ide per dekotimin e shtepise per vitin e ri

Share on Google+

Viti i Ri po vjen dhe shumë prej nesh kanë në plan të dekorojnë shtëpinë sa më bukur dhe me stil.  Për këtë është shumë e rëndësishme që ju të keni ide të qarta për ndryshimet që doni të bëni në dekorin e shtëpise tuaj. 

 

Në fillim vendosni temen dhe pastaj filloni dekorimin sipas saj. Pasi të keni vendosur stilin si: Viktorian, bashkëkohor apo indian atëherë do të jetë shumë më e lehtë për të vazhduar më tej. Mos harroni se ju poe dekoroni shtëpinë për Vitin e Ri kështu që guxoni dhe shtoni sa me shumë ngjyra dhe shkëlqim. 

Mënyrë mjaft e mirë për të sjellë ndryshime të menjëhershme në shtëpinë tuaj është ta rilyeni atë. Në qoftë se nuk është e mundur për të pikturuar gjithë muret e saj atëherë ju mund të pikturoni vetëm një mur ose më shumë. Ju gjithashtu mund të përdorni letrën e murit ose “stickers” (një etiketë ngjitëse, e cila është e shypur ose e ilustruar) për të zbukuruar ato. Lyeni muret me ngjyra të theksuara dhe të ndritshme. Ju mund ti dekoroni ata me disa vepra arti dhe mos harroni të pikturoni shumë tavanet e shtëpisë tuaj. 

Ndryshoni perdet dhe mobilimin e shtëpisë. Mund të ndryshojë mbulesat e mobiljeve, të shtoni jastekë. Kjo është koha e duhur për të shtuar tapete, të cilët do u ndihmojnë jo vetëm për të mbajtur ngrohtë ambjentin, por edhe për ti dhënë dyshemesë një tjetër pamje. Përdorni modelet me lule dhe ngjyra të ndritshme për ti sjellë një jetë të re dekorit tuaj.

Përdorni gjithashtu lulet e freskëta dhe bimët e gjelbra. Duke i rregulluar ato në mënyrë të thjeshtë ju mund të bëni mrekulli në dekor duke i vendosur në ambjete të ndryshme të shtëpisë. Përdorin qirinj të bukur, në madhësi dhe ngjyra të ndryshme si edhe shtoni disa dritat varg rreth shtëpisë tuaj gjatë Vitit të Ri.

Përdorni këto ide të thjeshta për të dekoruar shtëpinë për këtë Vitit të Ri dhe do i jepni asaj një pamje të bukur dhe festive.


Më të lexuarat