Secondary Adv

Sitatat HARTL, Teknoxgroup Shqiperi

Teknoxgroup Shqiperi

 



Përshkrimi

Sitatat HARTL

SITAT HARTL

Struktura kompakte dhe e qëndrueshme e sitës Hartl siguron një kapacitet të besueshëm sitjeje me kosto të ulët në vazhdim. Kjo makinë mundëson që materialet të klasifikohen dhe të ndahen më saktësisht. Rrjetat e shkëmbyeshme lejojnë shoshje dhe sitje të madhësive të ndryshme, variable. Rrjetat mund të përdoren për para-filtrim (para copëtimit) dhe për qëllime përfundimtare të klasifikimit. Këto produkte janë përdorur për të punuar me gur natyror, për riciklim dhe në bujqësi. Jemi krenarë që sigurojmë se të gjitha materialet dhe komponentët tanë janë të cilësisë së lartë. Me formën e saj ergonomike dhe projektimin novator, pamja moderne e Sitës Hartl tipizon të gjithë gamën e produktit Hartl. 

 

Sita Hartl ka shumë aplikime

 

Përpunimi i gurit natyral në karrierat e çakllit, çakllit të lumi, dhe ato të rërës, etj.

Klasifikimi dhe rafinimi i materialeve për riciklim

Punime rruge dhe punime nivelimi, gërmime, rrugë pyjesh, etj.

Klasifikimi i sipërfaqes së dheut në sektorin e bujqësisë

Sitja e mbetjeve, rërës në operacionet e pastrimit të plazhit, etj

Vendosja e kanaleve kulluese dhe tubacioneve

 

 

Ky është një produkt i zhdërvjellët dhe i lëvizshëm i cili përdoret për përpunimin e gurit natyror dhe riciklimin e materialeve ekonomikisht në kantier, brenda hapësirës minimale dhe kohës më të shkurtër.

 

Materialet ngrihen ose të gërmohen në vend dhe ndahen menjëherë në madhësitë e kërkuara nga kova e sitjes. Pasi sitet, në përgjithësi produkti mund të zëvëndësohet në vend dhe të vihet në përdorim menjëherë.

 

Kursimet unike

 

Sita e kovës e zhvilluar nga Hartl është një cilësi, me tambur të fuqishëm që montohet mençurisht në një kovë ekskavatori.

 

Kjo njësi kompakte sitjeje montohet mbi një ekskavator (ose makinë të ngjashme) dhe  bashkëlidhet me anë të sistemit tonë të shpejtë bashkues. Vënia në punë bëhet nga motori hidraulik i ekskavatorit.

 

Kursimet pasuese të kostos përfshijnë

 

Kostoja e livrimit ose heqjes së materialit

Kostot e mundshme të landfillit

Kostoja e blerjes së materialit të ri

Kostot e transportit dhe logjistikës

Numri i makinave në kantier - 1 ekskavator

Numri i operatorëve - 1 person

Kostot e copëtimit kur përdoret si para-sitës

Shpenzimet operuese

Sita Hartl ju mundëson zgjerimin dhe zhvillimin e linjës tuaj të biznesit. 

Investimi juaj në një copëtues Hartl është me vlerë të qëndrueshme, shumë shpejt do ta shlyejë veten, ndërsa mbron mjedisin dhe burimet natyrore.