Secondary Adv

Gabion Cilindrik, GRIMER

GRIMER

 



Përshkrimi

Gabion Cilindrik

Gabionët cilindrikë janë struktura cilindrike të realizuara me rrjetë metalike me dopio spërdredhje, me kuadrat hekzagonal, me karakteristika mekanike më të mëdha nga çka parashikuar UNI-EN10223-3. Gabionët cilindrikë mbushen në kantierë me gurë , duke krijuar një strukturë elastike , filtruse dhe monolite (të qendrushme), për veshjen e pritave lumore dhe në raste emergjente( përmbytje)

Teli që përdoret për prodhimin e Gabionëve cilindrik ( koshave) është tel i butë çeliku me përbërje të lartë zingu, me përberje të lartë zingu + galfan ( lidhja zing +5% Alumin) dhe me veshje PVC( plastike). Në rastet me veshje plastike

(PVC), veshja duhet të ketë një trashësi 0.5mm. teli me veshje përdoret atje ku toka dhe uji janë të agresive dhe rreziku i gërryries është i lartë.

Për të forcuar stukturën të gjitha bordurat e koshit janë të bëra me tel më të trashë se ai i përdorur për rrjetën.

Të gjitha testet për telin bëhen përpara prodhimit të rrjetës.

1.Rezistenca në tërheqje: Teli i përdorur për prodhimin e gabionëve dhe ai lidhës, duhet të kenë një rezistencë në tërheqje 380-550 N/mm2, kjo për të rritur rezistencën e produktit të përfunduar siç parashikohet nga UNI-EN 10223-3. Tolerancat e telit (tab4) janë të parashikuara nga UNI-EN 10218

2. Zgjatja: Zgjatja nuk duhet të jetë më e vogel se 10%. Parashikuar nga UNI-EN 10223-3. Testet duhen bërë me një tel minimumi 25cm të gjatë.

3. Zingimi: Sasia minimale e zingut parashikuar nga UNI-EN 10244-2 

4.Prova e veshjes me zing: N.q.s spërdredhim telin 6 herë përreth një mandrinoje , duhet të na dalë me një diametër katër herë më të madh , të mos këputet dhe të mos zhvishet zinku po ta fërkojmë me gishta