Secondary Adv

Kondicioner Split Kanalor, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Kondicioner Split Kanalor

Njësia e brendshme kanalore  është mjaft kompakte dhe lehtësisht e montueshme në ambjente me tavanë të ulët. Performanca e shkëlqyer në kursimin e energjisë, e bën një ndër zgjedhjet më të mira për instalimet e njësive tavanore.

 

Njësi kompakte

E vetmja pjesë e dukshme në njësinë kanalore janë grilat e fryrjes dhe thithjes së  ajrit. Pjesa tjetër e njësisë qëndron e futur tërësisht në zgavrën që është krijuar në tavan për instalimin e njësisë, duke lënë të gjithë hapsirën tavanore dhe murin pa të dala të pajisjes cka i shton elegancën dhe klasin dekorit të brendshëm. Njësitë kompakte nuk kërkojnë hapsira të mëdha dhe janë zgjidhja perfekte për instalimet në ambjentet  me tavane të ulët.

 

Larmi zgjedhje në shpejtësinë e ventilatorëve dhe nivelit të presionit statik  

Opsionet e motorrit DC të ventilatorit janë rritur duke iu përshtatur kërkesave dhe nevojave. Tashmë janë të disponueshme  në tre kategori shpejtësie të ventilatorit ( shpejtësi e ulët, e mesme dhe e lartë) dhe në katër nivele presioni statik ( 5, 15, 35, 50Pa).

  

Pompë largimit të kondesatit ( opsionale)

Pompa e largimit të kondesatit PAC-KE07DM-E është tashmë e disponueshme si një opsion që shton mundësi përzgjedhje, por nuk është e detyrueshme. Me këtë pompë jepet mundësia e ngritjes së kondesatit deri ne 550 mm duke rritur lehtësinë e instalimit dhe punimit.