
.jpg)
.jpg)
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Eshtë material me përbërje pluhur kuarcor me bazë çimento, aditivë
special dhe fibra.
PERDORIMI: Përdoret për stukim e sipërfaqeve të betonit të lëmuar dhe
suvave, në ambjente të brendshme dhe të jashtme. Përpara përdorimit të
produktit sipërfaqja duhet të jetë e pastër pa pluhura dhe yndyrna.
PREGATITJA: Për një thes Stuko 25kg G- SB 30 duhen 6.5-7 litra ujë,
të cilat përzihen së bashku me mistri ose përzierës elektrik 300 xhiro/ min,
derisa të përfitojmë një masë homogjene. Masa e përgatitur lihet në qetësi
për 5 min dhe më pas përdoret mbi sipërfaqe.
APLIKIMI: Aplikohet në dy duar, kalohet shtresa e parëdhe mbas 2- 3
orësh jepet shtresa e dytë me trashësi 3mm. Produkti aplikohet mbi
sipërfaqe me shpatull metalike. Produkti këshillohet të përdoret në kushte
atmosferike në temperaturë 5- 35 C.
KONSUMI: 1.5kg/ m në varësi të sipërfaqes.
RUAJTJA: Materiali ruhet 9 muaj kur mbahet në vend të thatë me
ambalazhim të pahapur fabrike.