Secondary Adv

Njesi e trajtimit te ajrit LGH-RVX, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Njesi e trajtimit te ajrit LGH-RVX

LOSSNAY- njësi ventilimi me rikuperim nxehtësie

Cilësia e ajrit është një ndër parametrat kryesorë për të arritur një nivel të kënaqshëm komforti.

Është vërtetuar që cilësia e ulët e ajrit në ambjente si zyra apo shtëpi ka një ndikim shumë të madh në produktivitet dhe shkakton lodhje në ambjentin e punës. E gjithë kjo vjen si pasojë e rritjes së përqëndrimit të CO2 pasi nuk kryhet si duhet qarkullimi i ajrit. Për të jetuar shëndetshëm, çdo individi i nevojitet 400l ajër të pastër në orë.

Krijimi i një sistemi të duhur ventilimi në ambjentet e banimit apo të punës është shumë i rëndësishëm pasi ofron një ambjent komfort dhe të shëndetshëm për të gjithë.

 

Konstruksion i thjeshtë

Sikurse tregohet në figurë, Lossnay është i dizenjuar me një strukturë prej një letre special, e cila lejon dy rrymat e ndryshme të ajrit të shkëmbehen me njëra tjetrën dhe të shkëmbejnë energji termike. Pjesa që ndan kanalet e hyrjes dhe shkarkimit të ajrit luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e përzjerjes së ajrit të pastër me ajrin që duhet të largohet nga ambjenti.

 

Parimi i punës

Lossnay ëhstë një ndër pajisjet më efiçente në shkëmbimin e ajrit për të dyja temperaturat (nxehtësia sensible) dhe lagështinë (nxehtësia latente). Sistemi është i përbërë nga pjesëza të veçanta depërtuese që lejojnë ajrin të ventilohet jashtë dhe ambjenti të furnizohet me ajrër të freskët duke mos lejuar në mënyrë absolute miksimin me ajrin e ndenjur.

 

Rikuperimi i energjisë

Njësitë Lossnay përveç efiçencës së lartë, përdorin rikuperimin e energjisë duke ofruar kursim të mëtejshëm të energjisë.

Një sistem tradicional ventilimi ka si parim pune nxjerrjen e ajrit të ndenjur të brendshëm në ambjentet e jashtme dhe zëvëndëson këtë ajër me ajër të freskët nga jashtë, duke shkaktuar humbje të nxehtësisë në dimër dhe rritjen e nxehtësisë në ambjent gjatë sezonit të verës. Kjo humbje e ajrit të ngrohtë/ ftohtë do të thotë që shpenzohet energji sërish për të arritur sërish temperaturën e komfortit në ambjentin e brendshëm. Rezultati është që kondicionimi edhe njëherë i ambjentit është i kushtueshëm. Për të zgjidhur problemin e kostove, por gjithmonë duke u siguruar për shkëmbimin e ajrit, Mitsubishi Electric ofron një gamë të gjerë të sistemeve të ventilimit me rekuperim të energjisë termike të cilat minimizojnë kostot e kondicionimit.

 

Shkëmbim i ajrit në mënyrën më komforte të mundshme

Verë- Diferenca e temperaturës midis ajrit të freskët dhe ajrit të ndenjur është vetëm 1.7°C

Ajri i freskët që hyn në ambjent është në të njëjtat kushte sukurse ai i ftohtë (dhe i lagështuar) në ambjent.

Dimër- Rikuperimi i lagështisë deri në 4 kg/h

Ajri i freskët që hyn në ambjent është në të njëjtat kushte sukurse ai i ftohtë (dhe i lagështuar) në ambjent.

 

Zhurmë e ulët

Kontroll preçiz i rrymës së ajrit të trajtuar redukton në mënyrë të konsiderueshme nivelin e zhurmës së punimit të njësisë duke arritur vlera deri në 18 dB (A). Të gjitha njëistë LGH-RVX janë ideale pëe komfortin akustik dhe janë zgjidhja ideal për aplikime në residence, biblioteka, zyre etj.

 

Skeduluesi javor

Përveç kontrolli preçiz të rrymës së ajrit, njësia e re LGH-RVX është e pajisur edhe me funksionin e skeduluesit javor, duke bërë të mundur në këtë mënyrë kursimin e energjisë.