Secondary Adv

Pirun me bateri me tre rrota Linde E12-E20 EVO, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Pirun me bateri me tre rrota Linde E12-E20 EVO

Forklift (Pirunë) elektrik E12 - E20 EVO, me 3 rrota, ofrohet një gamë e gjerë modelesh me bateri me përmasa të ndryshme. Mund të konfigurohet sipas kërkesave të çdo klienti. Ky mjet është shumë i saktë përsa i përket komandimit të tij ndaj dhe është shumë funksional edhe në hapësira të ngushta. Falë aksit të kthimit, mjeti mund të kthehet 180? me një lëvizje të volantit. Në mjet janë të montuar 2 elektromotor tre-fazor që mund të ushqehen me tension 24V ose 48V. Ato garantojnë një shpejtësi të madhe në lëvizje. Sistemi i menaxhimit të energjisë garanton përdorimin e baterisë në kapacitet të plotë, duke minimizuar në këtë menyrë konsumin e energjisë. Këto mjete mund të pajisen edhe me bateri Li-ION gjë që bën të mundur përdorimin efiçent të tyre për tre turne pune, pa patur nevojë të ndërrohet bateria.