Secondary Adv

Stivues paletash D12 S SF Linde, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Stivues paletash D12 S SF Linde

Trans-Stivuesit LINDE të serisë D12 S/SF kanë një telaio më të ngushtë se një paletë. Për këtë arsye ato janë të afta të transportojnë dhe të stivojnë dy paleta njëherësh dhe të manovrojnë në hapësirat më të ngushta. Për më tepër, operatori ka një pozicionim më të ngritur ndaj ka dhe një pamje shumë të mirë për ngarkesën dhe për trajektoren e lëvizjes që kryen. Në këtë mënyrë përpunimi i mallrave është më i thjeshtë dhe më i shpejtë. Platforma ku qëndron operatori është e ndarë me telaion e mjetit me një shtresë gome me qëllim që të mbrojë trupin e operatorit nga goditjet që lindin si rezultat i kryerjes së punës. Për këtë arsye operatori i mjetit është më komod dhe më i përqëndruar në kryejen e punës. LINDE ofron trans-stivuesin e serisë D12 në 2 versione: në versionin S ku operatori pozicionohet në kënd të drejtë me drejtimin e lëvizjes, duke patur kështu një kontroll të mirë të pamjes gjatë lëvizjes para dhe gjatë lëvizjes mbrapa. Në versionin SF operatori qëndron në këmbë i pozicionuar për nga drejtimi i lëvizjes, duke patur në këtë mënyrë kontroll të vazhdueshëm mbi ngarkesën. Të dy versionet kanë opsione të ndryshme të peshave që mund të ngrenë dhe transportojnë. Këto trans-stivues mund të ngrenë ngarkesa me peshë deri në 2000 kg.