Secondary Adv

Transpalete me bateri Linde T16 T20, EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

EMC shpk (Engineering Maintenance Center)

 



Përshkrimi

Transpalete me bateri Linde T16 T20

Transpaletat LINDE të serive T16, T18 dhe T20 kanë një ndërtim veçanërisht të fortë. Leva e timonit dhe mbulesa e motorit elektrik janë të prodhuara me materiale të përforcuara me fibra xhami. Në këtë mënyrë ato mund të shërbejnë për një kohë të gjatë në mënyrë të vazhdueshme dhe të besueshme. Shasia e ulët e këtyre transpaletave ofron një siguri të madhe në punë. Meqenëse leva e timonit është montuar në një pikë shumë të ulët operatori është në një distancë të sigurtë prej transpaletës. Transpaletat LINDE të serive T16, T18 dhe T20 kanë një sistem frenimi elektrik shumë efikas. Këto pajisje kanë një nisje shumë të shpejtë falë motorit elektrik tre-fazor që disponojnë. Transpaletat LINDE të serive T16, T18 dhe T20 mund të ngrenë dhe të transportojnë ngarkesa me peshë nga 1600 kg deri në 2000 kg.