Secondary Adv

Boje per metale me veti mbuluese HOLZ UND METAL 270, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Bojë për metale dhe dru me veti shumë të mira mbuluese dhe shkëlqim të lartë

Karakteristikat e produktit

• Pa plumb dhe krom

• Gjendet në 14 ngjyra

• Mbulueshmëri e shkëlqyer

• Punueshmëri dhe nivelim shumë të mirë

• Ngjyra brilante të qëndrueshme për një kohë të gjatë

• Qëndrueshmëri ndaj kushteve të pafavorshme të motit, ndotjes atmosferike

 

Rekomandimet për përdorim

Rekomandohet të përdoret si bojë mbi të gjitha sipërfaqet metalike dhe drusore që janë të destinuara për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Përdoret për lyerjen e konstruksioneve metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente industriale si për shembull kapanone, ura, shkallë, kangjella, dyer metalike, etj. Përdoret për lyerjen e gardheve të bëra me ristela druri, shkallëve prej druri, parmakëve prej druri, etj.

 

Ruajtja

36 muaj, me kusht që kanaçet të jenë të mbyllura dhe në kushte normale ruajtjeje.

Shënime

• Rekomandohet që të shmanget aplikimi i produktit në temperatura nën 5ºC