Secondary Adv

Boje plastike antibakteriale per ambiente spitalore PICASSO SIL-200, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Bojë plastike antibakteriale me veti të shkëlqyera higjenike falë teknologjisë Silver Complex, ideal për lyerjen e ambienteve spitalore

Karakteristikat e produktit

• Bardhësi superiore

• Sipërfaqe të lëmuar mat

• Mbulueshmëri e shkëlqyer

• Gjendet në 4 baza W, P, D dhe TR

• Punueshmëri dhe nivelim i shumë të nirë

• Ngjitje shumë e fortë dhe tharje e shpejtë

• Pranon 5000 cikle larjesh 30 ditë pas aplikimit

• Rezistencë të lartë ndaj larjes së shpeshtë, dhe mikro-organizmave

 

Rekomandimet për përdorim

Përdoret në të gjithë muret dhe tavanët e brendshëm, të rinj, të vjetër dhe të lyer më parë me bojë, me bazë çimento, gëlqere, gips, dhe në çdo lloj ambienti të brendshëm, dhoma gjumi, tualete, dhoma ndenjjeje, ambiente zyrash, shërbimesh etj, kryesisht në ato ambiente ku kërkohet higjenë e lartë si, spitale, qendra shëndetesore, ambiente industriale, laboratorë klinikë, etj.

 

Ruajtja

36 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë midis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.

 

Shënime

• Rekomandohet që sipërfaqet e lyera të mos lahen deri në 30 ditë pas aplikimit.

• Në sipërfaqe të betonit të freskët produkti rekomandohet të aplikohet të paktën pas 30-40 ditësh.