Secondary Adv

Boje plastike kunder zverdhjes NIKOTINA FARBEN, DEUTSCHCOLOR

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Bojë plastike e një cilësie të lartë, me rezistencë të lartë ndaj larjes së vazhdueshme dhe ndaj zverdhjeve si pasojë e tymit, me bazë emulsioni akrilik

 

Karakteristikat e produktit

• Bardhësi superiore

• Aftësi shumë të mira mbuluese

• Gjendet në 4 baza W, P, D dhe TR

• Rezistencë të lartë ndaj larjeve të shpejta

• Pranon 3500 cikle larjesh 30 ditë pas aplikimit

• Veti shumë të mira në punueshmëri dhe nivelim

• Aftësi të mira ngjitëse dhe kohë të shkurtër tharje

• Nuk përmban substanca të rrezikshme, formaldehide

• Nuanca të shkëlqyera, qëndrueshmëri afatgjatë ngjyrash

 

Rekomandimet për përdorim

Përdoret në të gjithë muret dhe tavanët e brendshëm, të rinj, të vjetër dhe të lyer më parë me bojë me bazë çimento, gëlqere, gips, dhoma ndenjjeje, ambiente zyrash, restorante, lokale etj. Përdoret kryesisht për lyerjen e çdo lloj ambienti të brendshëm, ku përdoren kaldaja ose oxhaqe për ngrohje si edhe në ato ambiente ku konsumohet duhan.

 

Ruajtja

36 muaj nëse ruhet në një vend të thatë, larg burimeve të nxehtësisë, në një temperaturë midis +5°C dhe +30°C. Mbrojeni nga ngrica.

 

Shënime

• Rekomandohet që sipërfaqet e shtruara me produkt të mos lahen për një periudhë kohe nga 30 ditë pasi eshte kryer aplikimi.

• Në sipërfaqet e reja të betonit, rekomandohet të përdoret produkti së paku pasi kanë kaluar rreth 30-40 ditë.

• Rekomandohet të mos bëhet aplikimi i produktit nën temperatura në vlerë më poshtë 5ºC.