Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Ngjitës me tharje të shpejtë për parkete druri me bazë ujore, pa prani solventi.
KARAKTERISTIKAT
-Ngjitës sintetik me tharje të shpejtë me bazë emulsioni ujor dhe me përmbajtje të ulët uji.
-Forcohet edhe në temperatura afër ngrirjes. Rekomandohet instalimi në temperatura +10°C.
-Ngjitshmëri të lartë çka bën te mundur shkeljen pas 24 orësh.
-Nivel të lartë fleksibiliteti dhe ngjitshmërie çka e bën të përshtatshëm ndaj lëvizjeve higrometrike të drurit.
-Krejtësisht rezistent ndaj mykut dhe baktereve për shkak të shtesave të veçanta që ai përmban.
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Përgatitja e sipërfaqes
Sipërfaqja duhet të jetë plotësisht e thatë, absorbuese, e niveluar, mekanikisht e qëndrueshme, pa pluhur, grimca të lira, bojra, dyll, vaj, etj. Përmbajtja e lagështisë duhet të jetë më e ulët se niveli maksimal i paracaktuar nga prodhuesit e parketeve. Kontrolloni lagështinë në të gjithë trashësinë e sipërfaqes, duke përdorur një matës lagështie.
KONSUMI
Në varësi të llojit të mallës së përdorur:
600 – 800 g/m² duke përdorur një mallë me dhëmbë 4 mm.
800 – 1000 g/m² duke përdorur një mallë me dhëmbë 6 mm.
PAKETIMI
Kova plastike 5kg/15 kg
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
24 muaj në qoftë se ruhet në një vend të freskët në paketimin e vet origjinal, të mbyllur.