Secondary Adv

Mbushes fushash per pllaka Armoflex, Granitis

Granitis

 



Përshkrimi

Mbushes fushash per pllaka Armoflex

 

Eshtë një produkt me bazë pluhur silice, çimento, aditivë special, rezinë hidrofobike.

PREGATITJA: Zbrazim përmbajtjen e një qeseje 5 kg Armoflex në një enë të pastër që përmban 1.4-1.5 lt ujë ( në analogji me temperaturën e ambjentit dhe ngjyrës së stukos) dhe e përziejmë me përzierës elektrik me xhiro të ulëta deri sa të krijohet një masë homogjene. E lëmë masën të zhvillohet për 2-3 min dhe e përziejmë sërisht.

APLIKIMI: Mbushni kryqet ndërmjet pllakave duke përdorur spatulën elastike të përshtatshme me lëvizje diagonale dhe në vazhdim largoni materialin që tepron, pastaj me një sfungjer të lagur dhe të pastër e pastrojmë lehtë derisa të krijohet një sipërfaqe e pastër. Përzierja duhet të përdoret brenda 25-35 min sipas temperaturës së ambjentit 5-35 C. Dyshemetë janë gati për qarkullim të lehtë pas 10 orësh.

RUAJTJA: Materiali ruhet 9 muaj kur mbahet në vend të thatë me ambalazhim të pahapur fabrike.