Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Peshore e nivelit 0.0
Peshorja e nivelit 0.0 është platformë metalike e prodhuar me profesionalizëm dhe projektim të pashembullt me një strukturë të fortë e me qëndrueshmëri të lartë. Pajisjet elektronike përbërëse janë nga më të avancuarat si:
indikator i peshimit digjital (Certifikuarsipas 2009/23/EU, OIML R76 dhe CE)
dhënësa peshe të certifikuar sipas OIML R60
dhënësa peshe komplet inoks IP68/IP69K dhe mbrojtjen ndaj shkarkimeve atmosferike
kuti përpunimi sinjali inoks me mbrojtjen ndaj shkarkimeve atmosferike të tipit IP 67
aksesorë shtesë si përshembull, semaforë, barriera/pengesa, identifikime automatike të mjetit, tregues të jashtëm dhe opsione të tjera të bazuara në projektin tuaj specifik
Sa i përket sistemit të menaxhimit të peshores përbëhet nga treguesi i peshës, kompjuterit dhe softuerit winscale bazuar ne sistemin operativ Windows dhe printerit. Gjithashtu ka mundesi lidhjeje për sisteme automatike dhe rrjete kompjuterike