Secondary Adv

Gaz per saldim, Messer Albagaz

Messer Albagaz

 



Përshkrimi

Gaz per saldim

 

Teknologjia e saldimit mbulon një gamë shumë të gjerë procedurash. Standardi DIN EN 4063 përcakton më shumë se 100 metoda të ndryshme saldimi. Përkatësisht, Messer ju ofron nje gamë të gazeve dhe aplikimeve të ndryshme në këtë fushë.

 

Gazet mbrojtës për saldim zakonisht përdoren në proceset oxyfuel (djegje me oksigjen), të cilët përdorin përzierje të gazeve të ndezshëm/ajrit ose, mundësisht, përzierje të gazeve të ndezshëm/oksigjenit. Gazet mbrojtës për saldim janë gjithashtu të domosdoshëm në saldimin me hark, ku energjia e nevojshme termike për procesin vjen nga një hark. E njëjta vlen edhe për saldimin TIG dhe MIG, ku përzierjet e gazeve mbizotërojnë në tregun e sotëm. Këto përzierje kanë një gamë të përbërësve të mundshëm, duke përfshirë argonin dhe CO2 si dhe oksigjenin, heliumin, hidrogjenin dhe azotin.

 

Për aplikimet e lartpërmendura tashmë ofrohet një gamë e gjerë e përzierjeve të gazeve të standardizuara. Messer shet gamën e saj të gazeve mbrojtës për saldim në një sistem të strukturuar qartë duke përdorur emra të standardizuar në të gjithë grupin, të cilat bazohen në materialet që përdoren:

 

Ferroline - Gaze mbrojtës për çeliqe të thjeshta dhe çeliqe me përqindje të ulët lidhjesh

 

Inoxline - Gaze mbrojtës për çeliqe me përqindje të lartë lidhjesh dhe lidhje me bazë nikeli

 

Aluline - Gaze mbrojtës për alumin dhe metale me ngjyra (metale që nuk përmbajnë hekur)

 

Ne si prodhues të gazeve industriale, merremi jo vetëm me ato procese që përfshijnë përdorimin e gazeve industriale, por edhe me procese që janë në konkurrencë me këtë. Shërbimi i konsulencës së Messer-it për gazet mbrojtës për saldim do ju rekomandojë se cili gaz mbrojtës është i duhuri për aplikimin tuaj: në një konsultim personal dhe përmes demonstrimit në ambientin tuaj të punës.

 

Këto procedura mund të ndahen afërsisht në proceset e mëposhtme të prodhimit:

Prerje / Bashkim / Veshje