Secondary Adv

Objekte Banimi dhe Sherbimesh me parkim nentoke ne rrugen e Barrikadave, Tirane | 2AG-Konstruksion 2014 | 2023

Shfaq kontaktet

Dergoji email
kompanise

Objekte Banimi dhe Sherbimesh me 4,6,8,10,12,14 kate mbi toke, me tre kate parkimi nentoke ne rrugen"E Barrikadave" | 2AG-Konstruksion 2014 shpk

 

PROJEKTI

2AG-Konstruksion 2014 shpk | Apartamente ne shitje ne Rrugen e Barrikadave Tirane
2AG-Konstruksion 2014 shpk | Apartamente ne shitje ne Rrugen e Barrikadave Tirane
Rezidenca Primo Don Bosko nga Paluca Group

 

 

Apartamente Shkalla 1

 

Ap. 36 - 2+1
Sip 106.78 m2

Ap. 37 - 2+1
Sip 107.67 m2

Ap. 46 - 2+1
Sip 106.66 m2

Ap. 47 - 1+1
Sip 71.74 m2

Ap. 48 - 2+1
Sip 108.33 m2
 
 

Ap. 54 - 2+1
Sip 130.93 m2

Ap. 55 - 2+1
Sip 107.49 m2

Ap. 57 - 1+1
Sip 71.74 m2

Ap. 61 - 2+1
Sip 93.5 m2

Ap. 64 - 2+1
Sip 95.78 m2
 
 

Ap. 67 - 2+1
Sip 109.41 m2

Ap. 74 - 1+1
Sip 69.95 m2

Ap. 75 - 3+1
Sip 125.19 m2

Ap. 85 - 2+1
Sip 48.9 m2

Ap. 102 - 2+1
Sip 102.23 m2
 
 

Ap.104 - 2+1
Sip 107.73 m2

Ap.112 - 2+1
Sip 101.51 m2

Ap.113 - 2+1
Sip 104.38 m2

Ap.114 - 2+1
Sip 117.78 m2

Ap.122 - 2+1
Sip 109.17 m2
 
 

Ap.123 - 3+1
Sip 134.28 m2

Dyqani 5 ;
Sip 138.44 m2

Zyre 5
Sip 135.61 m2


 
 

FUNKSIONI I OBJEKTIT

Përcaktuar sipas PDV-së, në planin e përdorimit të tokës, trualli ku do të ndërtohet është përcaktuar në kategorinë e banimit A. Sipas këtij përcaktimi objekti do të ketë funksion banimi, me ndarje të tipit apartamente. Në funksion të këtyre hapësirave, janë propozuar 3 kate parkimi nëntokësor, i cili zë 73% të sipërfaqes së pronës me 129 vende parkimesh. Kati përdhe ka funksion shërbimi, me dalje të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore dhe dalje në sistemimet e jashtme në lindje të objektit. Në katin e parë janë të organizuara zyrat, të cilat aksesohen në mënyrë pavarur, nga ambientet e shërbimit.
 
Objekti parashikon 1 shkallë të pavarur për të mundësuar aksesin në ambientet e zyrave, dhe nuklin kryesor I cili parashikon 1 shkallë dhe 3 ashensorë. Objekti parashikon të strehojë gjithsej 77 familje, duke i`u referuar ndarjeve të secilit kat, ku:
- nga kati 2-4 (3 kate total) janë propozuar 9 apartamente në çdo kat
- kati 5, 10 aparatamente për kat
- kati 6 dhe 7, përkatësisht 7 dhe 9 aparatamente për kat
- kati 8 dhe 9, kanë 5 apartamente për kat
- kati 10 dhe 11, kanë 4 apartamente për kat
- kati 12 dhe 13, kanë 3 apartamente për kat
Secili apartament ka dalje në llozha, ballkone apo veranda. Hyrja për në parkim propozohet në krahun verior të objektit duke shfrytëzuar hapësirat më pak të diellëzuara. Lidhet me rrugën kryesore nëpërmjet një rruge të propozuar brenda sheshit. Të gjitha hapësirat e banimit janë projektuar sipas normave të projektimit të banesave të legjislacionit në fuqi.
 
 

VOLUMETRIA DHE RIFINITURAT

Volumi i objektit ndikohet nga distancat urbansitike, duke krijuar një volum me shkallëzime 4,6,8,10,14 kate. Fasada përgjatë rrugës kryesore, nuk pëson thyerje. Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është thyerja e monotonisë së krijuar nga përsëritja e dritareve lartësi. Kjo realizohet nëpërmjet paneleve GFRC, të cilat karakterizohen nga forma jo-drejtkëndore të shpërndara në mënyrë rastësore. Këto elementë shtrihen në dy kate lartësi duke fragmentizuar dhe kornizuar fasadën.
 
 

SISTEMIMET E JASHTME

Hapësirat rekreative janë të pozicionuara në krahun verior, lindor dhe perëndimor të objektit. Gjelbërimi përben 30% të truallit, ku më shumë se 10% e përbën gjelbërimi filtures. Hapësirat e tjera shkojnë në shërbim të patheve të kalimit për banorët dhe makinat, këndet e lojrave për fëmijë, hapësirave rekreative etj, të përcaktuara sipas elementëve të mobilimit urban dhe materialeve të përdorura. Pathet e kalimit kompozohen të tilla, që rrisin përjetimin brenda sheshit, duke krijuar kthesa dhe “xhepa” që do të jenë në funksion të rekreacionit (stolave), kryesisht për moshat e vjetra. Këto
 
 

KONSTRUKSIONI DHE RRJETI I INSTALIMEVE

Konstruksioni i objektit do të jetë me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve mbitokë do të jenë me soletë me traveta me trashësi 30cm, dhe trarë të sheshtë me gjerësi 60 cm. Shkalla do të jetë brenda kafazit me mure beton-arme dhe do të kenë funksion dhe si shkallë emergjence. Zgjidhjet plotësojnë normativat e mbrojtjes ndaj zjarrit. Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe kondicionimit duke e bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament dhe sistemi i ngrohje ftohje është me sistem multijet.
 
 

RRETH KOMPANISE

Shoqeria “2AG-KONSTRUKSION 2014“ Shpk, shoqeri me pergjegjesi te kufizuar, me administrator Z. Altin Ferraj, krijuar ne date 08.04.2014, me adrese Rruga Barrikada, zona kadastrale 8360, Nr. Pasurie 1/175, Tirane, regjistruar ne Qkb me Nr. Nipti L41608012G, me nje eksperience  7 vjecare ne fushen e ndertimit te objekteve te ndryshme civile private dhe shteterore, dhe agjensi per shitblerjen e ketyre ndertimeve, ofron siguri dhe garanci per bashkepuntoret e saj, duke ofruar ne fushen e ndertimit me krijimin jo vetem ambjente banimi dhe sherbimi me cilesi te larte por edhe objekte me rendesi per qytetin.

Me shume projekte ne Shqiperi