Tirane
2026-01-27, 22 ditë të mbetura
| Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Te tjera | Me eksperience | Full-time | - |
Përshkrimi
Testues laboratori per kryerjen e testimeve laboratorike ushqimore (mikrobiologjike ).
Qendra e Monitorimit te Mjedisit sh.p.k (QMM) kerkon te punesoje me kohe te pjesshme ose te plote:Testues laboratori per kryerjen e testimeve laboratorike ushqimore (mikrobiologjike ).
Shoqeria QMM ka karakter mjedisor dhe ushqimor, eshte e fokusuar ne konsulence, analiza dhe matje te shkarkimeve industriale ne mjedis dhe testimeve ushqimore.
Detyrat kryesore jane:
- te kryeje testimet laboratorike mikrobiologjike te ushqimeve dhe ujerave
- te zhvilloje dhe implementoj metodat e testimit te laboratorit.
- te hartoje flete analizat dhe raportet e testimit
- te kryeje regjistrimet perkatese te sistemit te menaxhimit sipas standartit S SH ISO IEC 17025:2017
- kryen kontrollet e cilesise se testimeve, kalibrimin e pajisjeve, pjesemarrjet ne ushtrime nderlaboratorike.
- Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.
Kualifikimet:
- te kete mbaruar studimet e larta dhe master ne fushat biokimi, biologji, Mikrobiologji, teknologji agroushqimore dhe fusha te ngjashme me to.
- te kete njohuri te avancuara te gjuhes angleze;- Eksperience pune per kryerjen e testimeve mikrobiologjike ne laborator ushqimor mbi 1 vit.
- te kete aftesi te punoj i pavarur ne testimet mikrobiologjike te ushqimeve dhe ujit.
- Eksperience ne pune ne laborator te akredituar perben avantazh.
- te kete aftesi shume te mira te punes ne grup dhe aftesi komunikuese;
- te kete njohuri te mira te programeve baze kompjuterike MS Office.
Per fazen e pare te aplikimit te dergohet nje CV (me foto) dhe dokumenta te tjera mbeshtetese (diploma, certifikata, kualifikime etj) me email ne adresen:
info@qmm.al
Afati i fundit i aplikimit per kete pozicion eshte data 23.2.2026 ora 17.00




