×
Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Inxhinieri Me Eksperiece Full-time -

Përshkrimi

Kompania ALUFLOR kerkon te punesoje nje Inxhinier Projektimi.

 

Detyrat

- Është përgjegjës për nxjerrjen e sipërfaqeve të objekteve që ofertohen dhe më pas për projektimin e objekteve të kontraktuara nga kompania.

- Llogaritja statike dhe estetike e fasadës në përputhje me kodet e projektimit të standardeve me të cilat operon kompania dhe kërkesat e investitorëve duke u bazuar në projektin e objektit.

- Marrja e të dhënave përkatëse nga klienti në formate të përshtatshme për projektimin.

- Realizimi i projektit të objektit ofrimi i alternativave.

- Diskuton dhe bie dakord me investitorin për të gjithë detajet e mundshme të projektit në mënyrë që kontrata për realizimin e objektit të jetë sa më e plotë.

- Bën korigjimet e fundit pasi projekti i paraqitet klientit.

 

Kualifikimet

- Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi/ arkitekt.

- Preferohet të ketë eksperiencë me fasadat.

- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.

- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Autocad etj.

- Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese. Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.

- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit. Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

 

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Inxhinier Projektimi

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2023-06-23
Afati: 0 dite te mbetura

ALUFLOR Construction Group

Apliko

U.S Project Manager

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2024-03-21
Afati: 0 dite te mbetura

ALUFLOR Construction Group

Apliko