Secondary Adv

Europa Aluminium Systems

Adresa: Rruga 3 Deshmoret, Ish Kombinati Ushqimor, Yzberisht, Tirane, Albania

Dergoji email
kompanise





+355 68 90 99 009
Asistence mbi informacionin nga ACP

 

Përshkrimi

Europa Aluminium Systems operon në tregun Shqipëtar tashmë me një eksperiencë prej 20 vitesh. Veprimtaria e firmës është e përqëndruar kryesisht në prodhinin e produkteve me profile duralumini të llojeve nga më të ndryshme, kryesisht dyer-dritare, vetrata, grila të ndryshme, fasada ndertesash etj. Europa Aluminium Systems përpunon materiale të cilësisë së lartë të certifikuara në përputhje me standartet europiane. Kryesisht si partnere furnizimi firma ka kompanine Europa Profil Aluminium S.A dhe Strato finestre në Itali, bashkëpunimi me të cilët vazhdon prej 20 vjetesh. Gjatë veprimtarise së saj relativishht të gjatë,  firma ka bashkëpunuar me mjaft studio arkitekture të njohura dhe me arkitektë më emer si z. Aleksander Braha,z. Agim Baboci, z. Arben Kondo, z. Maringlen Skendi, z.Armando Vokshi si dhe shumë kompani ndërtimi vëndase dhe të huaja. Europa Aluminium Systems ka një staf të specializuar me teknologjinë më bashkëkohore të cilët realizojnë produkte të një cilësie të lartë në përputhje me të gjitha kërkesat e tregut. Europa Aluminium Systems është pranë jush me produkte më cilësore për të përmbushur  të gjithave kërkesat sipas dëshirave tuaja.

Çfarë ofron

Kompania Europa Aluminium Systems oforn një gamë të larmishme të produkteve të duraluminit të të gjitha llojeve si: Dyer duralumini, dyer alumini, dyer alumini me rreshqitje, dyer alumini me shine, dyer alumini me xham: Dritare duralumini, dritare alumini, dritare alumini me rreshqitje; Vetrata xhami, vetrata ballkoni, vetrata alumini: Grila alumini, grila per dritare, grila persiane, grila horizontale, grila vertikale, grila veneciane; Aksesore dyersh, aksesore dritaresh, aksesore per montim dyer-dritaresh, aksesore shtese, etj; Xhama per dritare alumini, xhama per dyer alumini, xhama te ndryshem per dyer dhe dritare. Prodhimet e firmës kryesisht janë të përqëndruar në prodhimet me parametra cilësore të lartë persa i takon resistencës në qëndruesheri, transmetimit termik të ulet brenda kufijve të parashikuar, mosdepërtueshmërinë e ujit dhe të eres në përputhje me normat dhe standartet europiane. Të gjitha materialet vec profileve të duraluminit si guarnicione, aksesore metalike e plastike, kanë si origjinë kompanitë serioze europiane si Rotto, GU, Gesse, etj. Europa Aluminium Systems  përdor një teknologji bashkëkohore për dritare me eficencë të lartë. Termoizolim shumë më të mirë se dritaret e duraluminit tradicionale. Profili jometalor që përdoret përbëhet nga një strukturë izoluese akriliku me veti higroskopike.  Po ashtu firma për të garantuar prodhimet e saj mbulon me prodhimin e xhamit të gjitha, dritare, dyert etj,  duke përdorur xhama cilësore e mbi të gjitha duke siguruar të njëjtat parametra me produktet e duraluminit si nga ana termike dhe akustike. Po ashtu mbulohet edhe trajtimi i xhamave dopio me gaze inerte.Europa Aluminium Systems ofron ngjyra te shumllojshme alumini me garanci deri ne 20 vjet,me efekte metalike speciale si dhe imitacion druri.Ofron dyer dhe driatre alumini me veshje druri.Kompania ofron dyer dhe dritare plastike duke perdorur makineri te kohes.

Shërbime

Doreza per dyer dhe dritare alumini
Doreza per dyer dhe dritare alumini
Dritare alumini
Dritare alumini
Dritare me veshje druri
Dritare me veshje druri
Dyer alumini me shine
Dyer alumini me shine
Mentesha per dyer dhe dritare
Mentesha per dyer dhe dritare
Montime dyersh dhe dritaresh alumini
Montime dyersh dhe dritaresh alumini
Pergola alumini
Pergola alumini
Pergola tradicionale
Pergola tradicionale
Prodhim dyer dhe dritare alumini
Prodhim dyer dhe dritare alumini
Sistem brisolte me levizje
Sistem brisolte me levizje
Sistem rreshqites brenda ne mure
Sistem rreshqites brenda ne mure
Vetrata alumini
Vetrata alumini
Vetrata ballkoni
Vetrata ballkoni
Vetrata firzamonike e ftohte
Vetrata firzamonike e ftohte
Vetrata xhami slide and lift
Vetrata xhami slide and lift
Dritare me sistem hapje
Dritare me sistem hapje
Sisteme me rreshqitje
Sisteme me rreshqitje
Sisteme fizarmonike
Sisteme fizarmonike
Grila rulete per dritare
Grila rulete per dritare
Dyer me rreshqitje
Dyer me rreshqitje

Historiku

Europa Aluminium System është krijuar në vitin 1994, fillimisht në prodhimin e profileve te duraluminit dhe dyerve-ditare. Në fillim kompania e nisi aktivitetin e saj me prodhimin e profileve të duraluminit dhe më pas me dritare, dyer, vertrata etj. Me kalimin e kohës dhe me konsodilidimin ekonomik,  kompania ka bërë të mundur kryerjen e punimeve në një ambient totalisht të përkushtuar në paisjen me dyer-dritare. Nder realizimiet e Europa Alumin mund të përmenden apartamente private, vila e godina banimi, po ashtu dhe projekte të mëdha të cilat përfshijnë edhe pallate shumkatëshe. Bashkëpunimi me firma ndërkomëtare i ka dhënë një emër të sukseshëm në tregun vendas.

Punë të kryera

 Orion Construction Kompleksi Tower Bridge
Orion Construction Kompleksi Tower Bridge
Kompleksi primavera
Kompleksi primavera
Port view Durres
Port view Durres
Dyer-dritare, apartament
Dyer-dritare, apartament
Godine Banimi
Godine Banimi
Kompleksi rezidencial Port View Durres
Kompleksi rezidencial Port View Durres

Partnere

Europa Aluminium SystemsStrato

Teknologjia

Certifikime