Secondary Adv

K.I.D. - ALB Shpk

 

Përshkrimi

Me ju që nga 2005.  K.I.D. – ALB sh.p.k. është sinonim për Integritet, Inovacion, Besueshmëri dhe Siguri në tregun vendas por edhe atë të huaj.

 

K.I.D. – ALB sh.p.k. ka hyrë në treg me produktet e saj të para në shtator 2008, duke u bërë menjëherë faktor në tregun vendas. Duke siguruar gjithnjë cilësi të produkteve të saj dhe shtim të gamës së produkteve të ofruara bëri që në vitin 2015 të ishte lider në treg ndaj kompanive të tjera. 

 

K.I.D. – ALB sh.p.k. në 2021 sjell në tregun vendas produktet me inovator dhe rezistent, tullën dekorative e cila është në majat e cilësisë, përsa i përket qëndrueshmërisë, termo dhe audioizolimit të godinave.

 

Kjo kompani ka përzgjedhur një staf të kualifikuar me përvojë të gjatë pune. Mbi 100 punonjës, inxhinierë, teknikë dhe specialistë të fushave të ndryshme të cilët punojnë për realizimin e prodhimit, mirëmbajtjes dhe menaxhimit të kompanisë.

 

TEKNOLOGJIA E PËRDORUR

Fabrika përdor teknologjinë më të fundit moderne, plotësisht të automatizuar dhe të monitoruar 24/7, duke siguruar gjithmonë ruajtjen e standardit më të lartë, i cili është misioni ynë. "K.I.D-ALB" sh.pk prodhon mbi 30 lloje tullash standarde.

 

Fabrika jonë prezantohet me një gamë të gjerë produktesh cilësore tullash qeramike në tregun vendas dhe të huaj, duke ofruar të gjithë segmentin e nevojshëm për ndërtimin e godinave si në aspektin ndërtimor, ndarës dhe estetik.

 

Ne prodhojmë mbi 30 lloje të tullave standarde dhe shumë versione të tyre sipas kërkesave specifike të klientëve të veçantë, duke përmbushur nevojat e tregut vendas por edhe të rajonit të Ballkanit, si në Republikën e Kosovës, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut si edhe në Itali.

 
MISIONI YNË 

Të sigurojmë prodhimin e produktit më cilësor, me kosto efektive për klientët tanë. Të mbështesim klientët tanë në realizimin e projekteve të tyre të ëndërrave, duke iu ofruar atyre jo vetëm atë c’ka është në treg por duke paraprirë gjithmonë ato që mund të jenë kërkesat e tregut. 

 

VLERAT TONA 

Vlera kryesore e liderëve tanë është korrektësia në ndërtimin e mardhënieve të ndërsjellta, pasioni që ata kanë për zhvillimin e produkteve të reja me cilësi të lartë në mënyrë që t’ju përgjigjen  kërkesave të klientëve tanë si dhe zhvillimi i vazhduar profesiona/teknologjik. 

  

PRODHIMI 

Sektori ynë i prodhimit është i fokusuar në sigurimin e cilësisë së produktve dhe në gjetjen e alternativave të reja që plotësojnë kërkesat gjithnjë në rritje të tregut vendas dhe të huaj. Teknologji e avancuar në prodhim, proces i automatizuar dhe më shumë se 30 lloje tullash mjaft të kërkuara në treg. 

SHITJET DHE MARKETING

Sektori i shitjeve dhe marketingut i përgjigjet nevoja të tregut në kohë reale, duke qënë në dispozicion 24/7, duke procesuar kërkesat e klientëve në kohë rekord. Në tregun vendas shitjet realizohet përmes kompanive bashkëpunëtore, nënkontraktor tregtar të lëndëve të ndërtimit. 

 

Shoqëria është e shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në rajonin e Ballkanit, si në Republikën e Kosovës, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Itali dhe Greqi. 

 

Larmishmëria e klientëve tanë varion nga klientë individ, që operojnë në ndërtimin e objekteve private të banimit, në kompani të mëdha ndërtimi të cilat i kanë besuar cilësisë së produkteve të K.I.D.- ALB sh.p.k për materializimin e projekteve të tyre ndërtimore.

 

LOGJISTIKA 

Sektori ynë i logjistikës realizon kërkesat tuaj në bazë të një planifikimi paraprak duke koordiunar cdo detaj së bashku me partnerët tanë. Ne japim suport për bashkëpunëtorët tanë në procedurat doganore të eksportit.

Shërbime

Fabrike prodhimi tullash qeramike
Fabrike prodhimi tullash qeramike
Prodhim tullash qeramike ne Shqiperi
Prodhim tullash qeramike ne Shqiperi
Tulla qeramike prodhim shqiptar, Made in Albania
Tulla qeramike prodhim shqiptar, Made in Albania
 Fabrike tullash qeramike dhe dekorative
Fabrike tullash qeramike dhe dekorative
Tulla ndertimi qeramike
Tulla ndertimi qeramike
Shitje tullash me shumice dhe pakice
Shitje tullash me shumice dhe pakice
Furnizim me tulla ne kantier ndertimi
Furnizim me tulla ne kantier ndertimi
Prodhim tulla qeramike per projekte ndertimi
Prodhim tulla qeramike per projekte ndertimi
 Tulla ndertimi qeramike permasa te ndryshme
Tulla ndertimi qeramike permasa te ndryshme
 Export tullash qeramike ne rajon
Export tullash qeramike ne rajon
Prodhim tulla dekorative
Prodhim tulla dekorative
Tulla dekorative per fasada
Tulla dekorative per fasada
Tulla qeramike antisizmike
Tulla qeramike antisizmike
Tulla Poroton
Tulla Poroton
 Tulla qeramike per ndarje dhe ndertim
Tulla qeramike per ndarje dhe ndertim
Tulla qeramike per izolim termik
Tulla qeramike per izolim termik
Tulla me vrima te lehtesuara
Tulla me vrima te lehtesuara
Tulla te lehtesuara
Tulla te lehtesuara
Tulla te lehtesuara per izolim akustik
Tulla te lehtesuara per izolim akustik
Tulla solete
Tulla solete

Katalogu

Katalog K.I.D. - ALB Shpk

Punë të kryera

Green Coast Resort, Palase
Green Coast Resort, Palase
Kompleksi Perla Resort, Gjiri i Lalezit
Kompleksi Perla Resort, Gjiri i Lalezit
San Pietro, Gjiri i Lalezit
San Pietro, Gjiri i Lalezit

Certifikime

Kompania është e certifikuar me:

 

1. Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë me ISO 9001: 2017

2. Sistemi i Menaxhimit Mjedisor me Standardin ISO 14001: 2015

3. Certifikata CE e konformitetit të kontrollit të prodhimit në fabrikë EN 771-1:2011+A1:2015.

Fabrika e prodhimit te tullave - KID ALB SHPK

Filiale

Shoqëria është e shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në rajonin e Ballkanit, si në Republikën e Kosovës, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Itali dhe Greqi.