Secondary Adv

AlkanEl Automation

 

Përshkrimi

Kompania Alkanel Automation sh.p.k është themeluar në vitin 2018 me kapital 100% shqiptar. Fusha e operimit të kompanisë është instalimi i impjanteve industriale, automatizimi i proceseve të prodhimit të ushqimeve, projektimin, prodhimin e makinerive të paketimit gjysëm automatike dhe automatike, dhe makineri të tjera ndihmëse për paketimin e  produkteve si kafe, kikirika, fruta të thata etj.

 

Riparime edhe revizionime të plotë të makinerive të paketimit nga ana mekanike, elektrike dhe elektronike. Një zyrë projektimi mekanik dhe elektrik, përvoja e fituar nga bashkepunim i ngushtë me kompanitë nga më të mirat ne Itali  në fushën e paketimit, ruajtjes, përzierjes së produkteve ushqimore , transportit pneumatik etj, si dhe disponueshmëria e teknikëve dhe personelit të kualifikuar për montimin në vend të impianteve të plota, e bëjnë “Akanel Automation” partnerin tuaj për ndërtimin e pajisjeve dhe impianteve sipas kërkesave të klientit.

Prodhimi me cilësi të lartë që në fillim çoi shpejt në shndërrimin e kompanisë nga një strukturë tip artizanale në atë të një kompanie prodhimi impiantesh dhe makinerish industriale me aktivitete biznesi gjithnjë e më të gjera dhe më të kualifikuara. Makinerite dhe sherbimet e Alkanel Automation tani jane te pranishme ne kompani te rëndesishme prodhimi te produkteve ushqimore si ne Greqi, Itali, France , Belgjike Gjermani, Hungari etj.

Çfarë ofron

- Dozatorë për produktet në trajtë pluhuri. (Kafe, çokollate, kakao, etj). Me parim pune, vëllimore ose me peshë.

- Dozatorë me peshim për produkteve në formë granulash me madhësi të ndryshme.

- Silos produkte në trajtë granule ose pluhuri. 500-2000L kafe jeshile/pjekur. Sipas kërkesës edhe me kapacitete të ndryshme.

- Shnek

- Transportues pneumatik - sisteme karikimi për produkte në trajtë pluhuri ose granule.

- Kontenjerë, depozita inox të madhësive të ndryshme për proçese të ndërmjetme.

- Mixera

- Makineri paketimi automatike 1kg-5kg, ose sipas kërkesës së klientit.

- Kapsulatriçe për kafe.

- Destoner për heqjen e gurëve dhe materialeve të huaja nga kafja e pa pjekur.

- Ciklon me shkarkim automatik për ndarjen e levoreve të kafes gjatë pjekjes.

- Tavolinë rrotulluese për proçese fundore paketimi.

- Saldatorë për mbylljen hermetike të qeseve të amballazhimit.

- Datar skadence për vendosjen e datës në amballazhet e produkteve ushqimore.

- Aplikator valvolash degazimi për bustinat e kafes ekspres.

Shërbime

Aplikatore me valvul
Aplikatore me valvul
Datar skadence
Datar skadence
Dozatore me peshe per produkte ne trajte granule
Dozatore me peshe per produkte ne trajte granule
Dozatore volumetrik per produkte ne trajte lengu
Dozatore volumetrik per produkte ne trajte lengu
Dozatore volumetrik per produkte ne trajte pluhuri
Dozatore volumetrik per produkte ne trajte pluhuri
Kontenitore inoksi me rrota
Kontenitore inoksi me rrota
Mbushes volumetrik per produkte te lengeta
Mbushes volumetrik per produkte te lengeta
Mishelatore
Mishelatore
Mixer per fabrika
Mixer per fabrika
Prodhim Kontenitore inoksi te permasave te ndryshme
Prodhim Kontenitore inoksi te permasave te ndryshme
Projektim dhe Prodhim makinerish per fabrika
Projektim dhe Prodhim makinerish per fabrika
Saldator
Saldator
Shnek
Shnek
Shnek me kontenitor
Shnek me kontenitor
Sillosa 500-5000L
Sillosa 500-5000L
Transportues me shnek
Transportues me shnek
Automatizim per linja prodhimi
Automatizim per linja prodhimi
Impiante per perpunimin e kafese
Impiante per perpunimin e kafese
Kompani per automatizim makinerish
Kompani per automatizim makinerish
Makineri per prodhimin dhe perpunimin e kafes
Makineri per prodhimin dhe perpunimin e kafes

Video