Secondary Adv

ALGREAT sh.p.k.

 

Përshkrimi

Kompania Algreat sh.p.k. me veprimtari në fushën e ndërtimit, prodhimit dhe transportit të materialeve inerte, me mbi 25 vite aktivitet në tregun shqiptar, sot është një ndër kompanitë lider në sektorin e shërbimeve të ndërtimit.  Ajo që na diferencon është cilësia e produktit, korrektësia në shërbim dhe shpejtësia në ofrimin e shërbimit. Jemi të vetmit në shqipëri që operojmë nga nxjerrja e lëndës së parë, në përpunimin e saj me impiantin me të madh aktualisht në vend, deri në transportin me mjete te reja bashkëkohore.

 

PIKA MË E MADHE E PRODHIMIT
Algreat shpk siguron që nga nxjerrja e lëndës së parë, në përpunimin e saj me impiantin me të madh aktualisht në vend, deri në transportin me mjete te reja bashkëkohore.

IMPIANTI MË I MADH NË VEND
Algreat shpk ka impiantin më të madh dhe më të fuqishëm në vend me një kapacitet prodhimi, me rreth 850 m3 ne ditë

KAPACITETI I MAKINERIVE
Algreat shpk është siguruar t’ju ofrojë një shërbim sa më cilësor duke kryer investime në blerjen e makinerive inovatore që realizojnë sa më mirë detyrën e tyre.

MATERIALE TË CERTIFIKUARA
Të gjitha materialet tona janë të certifikuara sipas standardit                              
S SH EN 12620 : 2002+A1:2008

Çfarë ofron

 

OFROJMË TË GJITHA NËNPRODUKTET E GURIT SI:
-    Rërë 0/3 mm - Ky produkt gjen përdorim kryesisht në suvatime, përgatitjen e llaçit dhe shtresat rrugore, etj.
-    Rërë 0/5 mm (rërë betoni) - Ky produkt gjen përdorim kryesisht në prodhimin dhe përpunimin e betonit, më së shumti në shtresat e ndryshme si shtresa dyshemeje etj.
-    Rërë e larë – Është rërë e nxjerrë nga gurorja e larë me sasi të madhe uji, si rezultat grimcat e argjil՞s dhe të pluhurit lahen prej saj.
-    Granil 5/10 mm - Ky produkt gjen përdorim më së shumti në prodhimin dhe përpunimin e betoneve.
-    Granil 10/25 mm - Ky produkt gjen përdorim më së shumti në prodhimin dhe përpunimin e betoneve.
-    Granil 20/40 mm - Ky produkt gjen përdorim më së shumti në prodhimin dhe përpunimin e betoneve.
-    Çakull makinerie - është çakull i pasitur, cakull që thyhet dhe nuk kalon nëpër sita. Përdoret kryesisht në mbushje bazamentesh.
-    Çakull mali – Është çakull bruto, i pa përpunuar.
-    Stabilizant – Shtresë e ndërtuar nga çakull i thyer dhe ku boshllëqet mbushen me fraksione më të imta duke krijuar një shtresë kompakte, përdoret në ndërtim rrugësh.
-    Gurë

 

MJETE TË REJA
Numri i klientëve të Algreat është vazhdimisht në rritje, si rezultat i të cilit po rritet edhe flota e automjeteve të kompanisë. Rritja e flotës sonë na lejon të jemi më të pavarur nga kompanitë e transportit të palëve të treta, gjë që e bën procesin logjistik më të favorshëm dhe më të shpejtë në kohë.

ALGREAT - FURNIZUESI JUAJ I BESUESHËM!

Skedat teknike

Skede e reres 0-3

Skede e reres 0-5

Skede granil 5-10

Skede granil 10-25

Skede granil 20-40