Secondary Adv

ETS SH.P.K

 

Përshkrimi

E.T.S shpk u themelua në vitin 2001, me shtrirje të aktivitetit të saj në gjithë Shqipërinë. Qëllimi i themelimit të ETS në Shqipëri kryesisht ka qenë gjetja e alternativave për sigurimin e pandërprerë me energji elektrike për korporatat elektro energjetike, Institucioneve të ndryshme shtetërore dhe kompanive të shërbimeve publike. 

Duke u ballafaquar me një realitet te vështirë ne lidhje me furnizimin me energji elektrike, jo vetëm për institucionet shtetërore por edhe për kompanitë private, industrinë, turizmin, sistemin arsimor dhe popullatën ne gjithsesi, ETS vendosi te investojë duke ofruar një platformë të gjerë në produkte dhe shërbime me qëllim qe ti përgjigjej kërkesave te tregut me cilësi dhe në një kohe sa më të shkurtër. Aktiviteti kryesor i ETS ka qenë dhe mbetet ne fushën e energjisë elektrike  duke perfshirë Tensionin Lartë, Tensionin e Mesëm dhe Tensionin e Ulët, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve gjeneruese, pajisjeve të furnizimit dhe shpërndarjes se energjisë elektrike ne industri dhe Telekomunikacion.

Vitet e fundit duke mare parasysh ndryshimet dhe kërkesat e tregut, aktiviteti I kompanisë sonë është zgjeruar dhe ne fushën e sistemeve te telekomunikacionit.  ETS shpk zotëron stafin e nevojshëm inxhinierë teknik te kualifikuar te gatshëm për te ofruar shërbimet, asistencën e nevojshme teknike dhe zgjidhjen e duhur profesionale ne çdo kohe.

 

PROFESIONALIZËM
Të gjithë anëtarët e ekipit tonë janë të kualifikuar, të arsimuar dhe të aftë. Të gjithë ata trajnohen vazhdimisht

 

RESPEKT
Ne i respektojmë klientët tanë, biznesin dhe misionin e tyre. Gjithnjë e më shumë ne i vendosim klientët tanë të parët.

 

KËMBËNGULJE
Pavarësisht se sa i vështirë është një projekt, ne këmbëngulim në ofrimin e shërbimit më të mirë dhe arritjen e suksesit.

 

PËRKUSHTIM
Ekipet tona janë të përkushtuara dhe të gatshme për çdo gjë. Ne jemi në detyrë dhe në kohë. Pavarësisht nga vështirësia.

 

CILËSI
Ne mbështetemi në përkushtimin tonë dhe përvojën e gjerë për të siguruar cilësinë më të mirë në treg.

 

SERIOZITET
Me një gamë të gjerë projektesh të suksesshme, dhe përkushtim ne kemi besim se jemi zgjedhja më e mirë.

Certifikime