Secondary Adv

Altea Geostudio 2000

Adresa: Autostrada TR-DR, Km.12, Picar, Vore, Albania

Dergoji email
kompanise





+355 68 90 99 009
Asistence mbi informacionin nga ACP

 

Përshkrimi

Altea & Geostudio 2000 është një laborator i pavarur kërkimesh dhe konsultimesh gjeoteknike, i specializuar në analizat e dherave, në konsultime për sa i përket themeleve të objekteve të ndryshme si dhe përgatitjen e shesheve të ndërtimit. Kompania A.L.T.E.A & GEOSTUDIO 2000 është e certifikuar me sistemin EN ISO 9001-2008 që nga viti 2005 dhe është e akreditur nga Drejtoria e Akreditimit Shqiptar me sistemin EN ISO 17025-2006 që nga viti 2008. Studimet e ndryshme gjeologjike dhe gjeoteknike si dhe analizat e laboratorit kryhen bazuar në Eurokodet dhe në standartet ASTM. Kompania është e detyruar të plotësojë me rigorozitet kushtet teknike për realizimin e punës së saj, të cilat sigurisht kënaqin dhe kërkesat e klienteve të saj. Altea & Geostudio 2000 ka në qellimin e saj përgatitjen shkencore të punonjësve të rinj nëpërmjet trajnimeve si brenda vendit ashtu dhe jashte tij. Falë pajisjeve që A.L.T.E.A & GEOSTUDIO2000 disponon si dhe stafit të kualifikuar, ju do të keni të garantuar procesin e kontrollit, produktivitetin si dhe cilësinë më të mirë!

Çfarë ofron

Altea & Geostudio 2000 ofron sherbim me cilesi ne punet e meposhtme:

 

1. Studime Gjeologjike dhe Gjeoteknike te cilat perfshijen:

 

- Shpim dhe kampion marrje deri ne 200 m thellesi

- Testime fushore nga me te ndryshmet

- Analiza laboratorike per sherat dhe shekembinjte ne perputhje me standartet nderkombetare si: ASTM, BS, EN etj

- Interpretim i rezultateve te investigimeve ne terren dhe ne laborator.

 

2. Testime per materialet e ndertimit si:

Agregate, Beton, Cimento, Hekur, Asfalt, Bitum, Tulla, Pllaka, Tjegulla etj.

 

ALTEA & Geostudio 2000 ofron studime të plota Gjeologjike dhe Gjeoteknike, Investigime të dherave dhe rekomandime për themele duke përfshirë:

- Investigim dhe raportim të kushteve gjeologjike dhe hidrogjeologjike të terrenit.

- Investigim në terren dhe në laborator të dherave dhe vlerësim i parametrave të tyre.

- Llogaritje gjeoteknike të aftësisë mbajtëse të bazamentit dhe uljeve.

- Llogaritje gjeoteknike të qëndrueshmërisë së skarpatave dhe masat mbrojtëse për to.

- Llogaritje të Potencialit të Lengëzimit të Truallit.

- Rekomandime për metodat e përmirësimit dhe perforcimit të bazamentit.

- Rekomandim për projektimin e themeleve.

- Monitorim i uljeve, qëndrueshmërisë së shpateve, nivelit të ujërave nëntokësore me metodat më moderne dhe raportim periodik i tyre.

 

“ALTEA & GEOSTUDIO 2000” ofron studime sizmiologjiko-inxhinierike për disa qëllime:

- Studime sizmike për objektet industriale dhe sociale.

- Studime sizmike për rrugët, urat dhe tunelet.

- Studimet sizmike për linjat e ujësjellësave, për linjat e gazit.

- Studime sizmike gjatë studimeve gjeologjike dhe gjeoteknike për objektet e hidrocentraleve

 

Studime Hidrogjeologjike:

- Studime hidrogjeologjike për rrugët, urat dhe tunelet.

- Studimet hidrogjeologjike për linjat e ujësjellësave, për linjat e gazit.

- Studime hidrogjeologjike gjatë studimeve gjeologjike dhe gjeoteknike për objektet e hidrocentraleve në vendin e digave digave, në vendin e kanaleve të derivacionit dhe në vendin e godinave të hidrocentraleve.

- Studime hidrogjeologjike për furnizim me ujë nëntokësor të objekteve të veçantë, furnizimin me ujë nëntokësor të fshatrave ose qyteteve.

 

Analiza Laboratorike:

- Analiza të plota të dherave për vetitë fiziko mekanike.

- Analiza të plota të shkëmbinjve.

- Analiza të agregateve.

- Përgatitjen e formulave të betonit për të gjitha klasat

- Përgatitja e formulave të asfalteve për të gjitha klasat

- Kryerja e analizave të bitumit, çimentos.

- Kryerja e analizave të hekurit që perdoret në ndërtim

- Kryerja e analizave të betoneve të ngurta dhe të lëngëta.

- Kryerja e analizave të tullave, tjegullave, të blloqeve të betonit dhe të pllakave që përdoren për veshje ose për shtresa të ndryshme.

- Analiza të plota për karierat e ndryshme.

 

Konsulencë për studimet gjeologo inxhinierike dhe gjeoteknike.

Paisjet tona për testimet laboratorët fushorë përfshijnë:

Pajisjet e testit fushor Californian Bearing Ration (CBR fushore)

- Pajisjet e testit të Ngarkimit Statik

- Pajisjet për testin e Çekiçit (për betonet)

- Pajisjet për testin e  Konsistencës së Betonit

- Pajisjet për testin Ultrasonik

- Pajisjet për testin e Densitetit Fushor

- Pajisjet për marrje kampionesh në asfalt dhe beton

Shërbime

Arka per ruajtje kampioni
Arka per ruajtje kampioni
Gjeologo Inxhinierike per hidrocentrale
Gjeologo Inxhinierike per hidrocentrale
Kerkime Shkencore prej miseri
Kerkime Shkencore prej miseri
Paisje shpimi
Paisje shpimi
Punime Fushore per linjen e gazit
Punime Fushore per linjen e gazit
Punto shpimi
Punto shpimi
Studime Gjeologo inxhinierike ne porte
Studime Gjeologo inxhinierike ne porte
Studime Gjeologo Inxhinierike ne rruge
Studime Gjeologo Inxhinierike ne rruge
Studime sizmike ne fushen e ndertimit
Studime sizmike ne fushen e ndertimit
Sherbime Laboratorike
Sherbime Laboratorike
Matje dhe testime gjeodezike
Matje dhe testime gjeodezike
Analiza laboratorike per kampione
Analiza laboratorike per kampione
Testime per materialet e ndertimit
Testime per materialet e ndertimit
Shpime dhe kampion marrje deri ne 200 m thellesi
Shpime dhe kampion marrje deri ne 200 m thellesi
Matje gjeofizike me gjeoradar dhe sizmike
Matje gjeofizike me gjeoradar dhe sizmike
Konsulence per studimet gjeologjike dhe gjeoteknike
Konsulence per studimet gjeologjike dhe gjeoteknike
Studime Gjeologjike dhe Gjeoteknike
Studime Gjeologjike dhe Gjeoteknike
Studime hidrogjeologjike
Studime hidrogjeologjike
Analiza Laboratorike te asfaltit dhe betonit
Analiza Laboratorike te asfaltit dhe betonit
Studime sizmiologjiko-inxhinierike
Studime sizmiologjiko-inxhinierike

Punë të kryera

HEC Fierze 2
HEC Fierze 2
TAP
TAP
Tuneli Thirres, Kukes
Tuneli Thirres, Kukes
Hidrocentrale ne Luginen e Devollit
Hidrocentrale ne Luginen e Devollit
Studim gjeologjik dhe gjeoteknik tek Bypass-i i  Vlores
Studim gjeologjik dhe gjeoteknik tek Bypass-i i Vlores
Hidrocentrali Kalivac mbi lumin e Vjoses
Hidrocentrali Kalivac mbi lumin e Vjoses
Altea Geostudio 20001445345742
Altea Geostudio 20001445345769
Altea Geostudio 20001445345778
Altea Geostudio 20001445345788
Altea Geostudio 20001445345797
Altea Geostudio 20001445345806

Certifikime

                                                        

                                                     

Partnere

Paisjet tona

Paisjet tona për testimet laboratorët fushorë përfshijnë:


1.    Pajisjet e testit fushor Californian Bearing Ration (CBR fushore)
2.    Pajisjet e testit të Ngarkimit Statik
3.    Pajisjet për testin e Çekiçit (për betonet)
4.    Pajisjet për testin e  Konsistencës së Betonit
5.    Pajisjet për testin Ultrasonik
6.    Pajisjet për testin e Densitetit Fushor
7.    Pajisjet për marrje kampionesh në asfalt dhe beton


Pajisjet tona në ofrimin e shërbimeve në laboratorin gjeoteknik përfshijnë:


1.    Sita me përmasa të ndryshme dhe sipas standarteve të ndryshme
2.    Pajisje për kryerjen e testit të Hidrometrisë
3.    Pajisje për kryerjen e testit të Kufinjve të Atterbergut
4.    Aparati i testit të Prerjes së Shpejtë
5.    Aparati i testit Oedometrik
6.    Aparati i testit Triaksial
7.    Aparati i testit të Shtypjes një Aksiale me zgjerim Anësor
8.    Aparati i testit të Ngarkesës Pikësore
9.    Aparati i testit të Ekuivalentit të Rërës
10.    Aparati i testit të Përshkueshmërisë


Laboratori i Materialeve të Ndërtimit është i plotësuar me këto pajisje:


1.    Makina për të matur rezistencën në shtypje dhe ne prerje të betonit
2.    Makina për vlerësimin e cilësisë së hekurit që përdoret në ndërtim
3.    Makina për matjen e rezistencës në shtypje dhe në prerje të çimentos
4.    Makina për matjen e ‘time setting’ të çimentos
5.    Paisje për vlerësimin e rezistencës së asfalteve
6.    Paisje për vlerësimin e përmbajtjes së bitumit në asfalt
7.    Paisje për vlerësinmin e ngjeshmërisë së asfaltit
8.    Paisje për vlerësimin e pikës së zbutjes dhe ngrirjes së bitumit
9.    Aparati i testit të Los Angeles
10.    Aparati i testit Mikrodeval
11.    Aparati i testit Proctor
12.    Aparati CBR
13.    Aparat për matjen e konsumimit në fërkim të pllakave të gurit dhe të çimentos
14.    Aparat për matjen e rezistencës ndaj goditjeve të pllakave


Altea & Geostudio 2000 zotëron një sërë pajisjesh për kryerjen e studimeve gjeologjike në terren si:


1.    Sonda (Makineri Shpuese)
2.    Pajisjet e testit të Penetrimit Standard (SPT)
3.    Pajisjet e testit të Penetrimit të Konit (CPT)
4.    Pasjisje për marrje kampioni (Shelbe, Denison)
5.    Gjeoradar
6.    Inklinometra
7.    Pajisje për Monitorimin e Ujit (matja e përshkueshmërisë)
8.    Kamione dhe autovetura për transportin e mjeteve dhe njerëzve