Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme
Raporti i kredive me probleme shënoi një rritje të lehtë në muajin prill.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues u rrit në 4.82%, nga 4.64% që kishte qenë për muajin mars. Kjo ishte rritja e parë e raportit të kredive me probleme që prej muajit janar.
Sidoqoftë, ky raport vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore. Një vit më parë, kreditë me probleme përbënin 5.18% të vlerës së portofolit të kredisë për...