Kredite e reja me probleme u pakesuan ne 2023, por u shtuan ato te humbura
Treguesi i normës së prurjeve të kredive me probleme dhe ai i kredive me probleme të rikuperuara tregojnë se gjatë 2023 sektori bankar ka regjistruar më pak kredi të reja me probleme.
Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2023, fluksi i kredive të reja me probleme ishte sa 1.9% e kredive të rregullta, nga 2.1% që kishte qenë ky raport një vit më parë.
Paralelisht, norma e rikuperimit të kredive me probleme shënoi rritje në 13% nga 12% një vit më parë...