Secondary Adv

Hekurudha Fier Ballsh dhe Fier Vlore jepet me koncension, Albstar do te investoje 20 mln USD

Sistemi hekurudhor i lënë mbas dorë për gati dy dekada duket se, po aktivizohet sërish. Agjencia Prokurimit publik shpalli fituese të garës për dhënien me koncesion të rehabilitimit, operimit dhe transferimit të rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë” bashkimin e Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION”.


Vlera e investimit do të jetë 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë USD dhe nga burimet në Ministrinë Transportit mësohet se hekurudha do të transportojë naftën nga rafineritë e Ballshit dhe Fierit në parkun industrial të Vlorës, “Petrolifera”.Forma e kontratës së koncesionit është R.O.T (Rinovim – Operim – Transferim). Sasia mesatare e transportuar e mallrave / mineraleve për vit kalendarik pritet të jetë 2.5 milionë tonë dhe numri i pasagjerëve 307 mijë në vit. Koha e zbatimit te punimeve është 46 muaj nga nënshkrimi i kontratës dhe vlera e investimit (pa TVSH) është 2,4 miliardë lekë.

 


Afati i negocimit të Kontratës tuaj do të jetë 45 dite nga marrja e njoftimit të fituesit. Bashkimi Përkohshëm i Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION” sh.p.k, kërkohet t’i paraqesë Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës sigurimin e kontratës sipas formës se kërkuar në Dokumentat Standarte të Procedurës Konkurruese, në vlerën e 2% të investimit./Monitor


Më të lexuarat