
Vagalat prezanton produktin me te ri izolues, suvane termike
Suvaja termike është një produkt, i cili do të jetë një nga trendet më të reja në fushën e ndërtimit.
Ajo është një lëndë termike tërësisht ekologjike. Realizon izolim total të ambjente tuaja, duke lejuar qarkullimin e ajrit. Suvaja e gjeneratës së re e bën shtëpinë tuaj dhe çdo ambjent tjetër më ekonomik, duke kursyer energji!
Produkti është një ekskluziviet i VAGALAT SHPK në Shqipëri dhe në Kosovë.
Tiparet dhe përfitimet
- Izolim termik të mirë
- Korrigjim i menjëhershëm
- Rezistencë të lartë ndaj ujit
- Ajrosje e lartë
- Densitet të ulët
- Izolim shumë i mirë i zhurmave
- Aplikim i thjeshtë
- Jetëgjatësi të gjatë
- Nuk nevojë për mirëmbajtje
- Ekologjikisht i padëmshëm
- Kundra ngrirjes
- Kundra zjarrit (Kategoria A1)
THERMO SAN
Izolues i lëngshëm
I gatshëm për veshje për përdorim jashtë dhe brenda 2 me 1.
Përgatitje e teknolgjisë gjermane xham, çimento, lidhës special hidraulik dhe material të fortë përforcues. Lidhja e tij mundëson izolim të fortë të lagështisë (W1 0,208) dhe njëkohësisht me termoizoluesin (L=0,078 në 120 ditë) frymëmarrje të ndërtesës duke siguruar një ambjent të shëndetshëm brenda saj, duke mos lejuar grumbullimin e avujve dhe krijimin e mykut.
Material i posaçëm për mbulimin e mureve dhe dyshemesë së kateve nën tokë, të ndërtesave të vjetra dhe të reja me zhdukjen tërësisht të problemeve të lagështirës dhe mykut. Thermo San është armiku i vërtetë i këtyre problemeve.
Gjithashtu ai është materiali i duhur për termoizolimin e lagështisë, për tarracat, ndërtesat historike etj.
THERMOUM
Suva e lëngshmë e gatshme për përdorim jashtë dhe brenda.
Përziejre e gatshme pluhur i bardhë ne qese 7kg.
Përzierje e gatshme pluhur i bardhë në qese 7 kg. Prodhim i teknologjisë gjermane xham, pozolan, lidhës të vecantë hidraulik dhe material të fortë përforcues.
Lidhja e tij bënë të mundur izolimin e lagështisë dhe frymëmarrjen (m=4.4)
e ndërtesës duke siguruar brenda saj një ambjent të shëndëtshëm duke mos lejuar grumbullimin e avujve dhe krijimit të mykut. Në sajë të aftësisë së lartë të termoizolimit (L-0,085W/mK për 28 ditë. 0.75W/mK për 120 ditë) kursen deri në 40-45% të enrgjisë. Sipas KENAK kjo ndodh në varësi të trashësisë së aplikuar, duke mbledhur kërkesat e kthimit të energjisë së ndërtesës për çdo klimë të vendit.
Rreth 98% përbëhet nga përbërës inorganik natyral, të parrezikshëm, për njeriun dhe është me të vërtetë, miqësor me ambjentin (vërtetuar nga organizmat ndërkombëtare) Rendimenti i qeses: 2cm/m2
THERMOIN
Suva Finiture e gatshme përdorim jashtë dhe brenda përmasat e kokrrizës: 0-0.5 MM.Pluhur kokërr vogël i gatshëm në qese 8kg.
Përdoret si finiturë, por në të njëjtën kohë edhe si suva termoizoluese brenda dhe jashtë.
ThermoIn ofron kursim të rëndësishëm të ngrohjes (L=0.09W/Mk), mbrojtje nga të gjitha kushtet atmosferike në sajë të aftësisë izoluese (W1<3% për 120 ditë me rradhë e zhytur në ujë) dhe aftësive difuzive të tij (m<10), ndihmon në eliminimin e lagështirës dhe parandalimin e mykut. Ai është i pa djegshëm dhe nuk ka përmbajtje kanceroze.
THERMOUM Xtra
Llac brenda /jashtë sipas prototipit CSN EN 998-1:2003. Patenta CZ 21513 U1 CSN EN 998-1
Përzierje e gatshme pluhur ngjyrë gri në qese 7kg.
Produkt i teknologjisë gjermane xham, porcelan, lidhje speciale hidraulike dhe material i fortë përforcues.
Përbërja e tij lejon terrmoizolimin, lagështi izolimin dhe frymëmarrjen (m<8) e ndërtesës duke siguruar një ambient të shëndetshëm brenda ndërtesës, duke mos lejuar grumbullimin e mykut.
Në saj të aftësisë së lartë termoizoluese (L=0.08W/mK për 28 ditë) çon deri në 40-50% të kursimit të energjisë për klimën e çdo vendi sipas KNAK.
Rreth 98% përbëhet nga përbërës inorganik natyralë, të parrezikshëm dhe miqësorë me mjedisin. (vërtetuar nga organizmat ndërkombëtarë).
Per me teper informacion klikoni ketu
Më të lexuarat








