Zgjidhni Termoizolimin Austrotherm per nje ndertim efikas dhe ekonomik
Termoizolimi nuk vlen vetëm për stinën e dimrit: ndërkohë që në muajt e ftohtë muret qëndrojnë të ngrohtë, në verë termoizolimi luan rolin e një kondicioneri.
Termoizolimi vlen! Nga studimet e bëra tregohet pse funksionin e termoizolimit të një shtëpie e kryen vetëm polisteroli EPS DHE XPS dhe jo një material tjeter ndërtimi. Efekti termoizolues i betonit p.sh është rreth 66 herë më i dobët se ai i materialit termoizolues Austrotherm XPS. Prandaj është e rëndësishme që temperaturat e ulëta të mos mund të dëpertojne në shtëpi nëpërmjet ballkoneve të betonuara, çatisë apo mureve të bodrumit. Edhe druri, i cili ka aftësi të mira termoizoluese është rreth 3,5 herë më i dobët se Austrotherm EPS.
Përparësitë e termizolimit: - Reduktim i dukshëm i kostos së energjisë për ngrohje - Shmangia e krijimit të kërpudhave të mykut në mure dhe tavane - Temperaturë komforte e mureve edhe në muajt e ftohtë të dimrit - Klimë komforte në verë të nxehtë
Termoizolimi është e vetmja mundësi efektive dhe ekonomike për mbrojtjen aktive të mjedisit në ndërtime të vjetra dhe të reja, për rregullimin e gabimeve të bëra gjatë ndërtimit, në rikonstruksione dhe njëkohësisht për të kursyer kostot e ngrohjes gjatë gjithë jetës.